VENDBANIMET
Vendbanimet jane elemente mjaft te rendesishme te hapesires gjeografike. Ato perfaqesojne ate pjese te territorit te rregulluar per te jetuar nje numer i caktuar banoresh. Menyra se si organizohet nje vendbanim, pamja qe ai merr, funksionet qe kryen etj., jane tipare qe shprehin edhe shkallen e zhvillimit te nje vendi. Tipat e vendbanimeve percaktohen mbi baze te kritereve administrative dhe juridike. Sipas madhesise dhe rolit te tyre, ato ndahen ne fshatra dhe ne qytete.
Ne Republiken e Shqiperise gjithsej ka 2967 vendbanime, nga te cilat vetem 67 jane qytete, kurse te tjerat (2900) jane fshatra.
Ne perqindje, rreth 58% e popullsise banon ne fshat dhe 42% ne qytet.
Ne Kosove ka 1445 vendbanime gjithsej, nga te cilat 26 jane qendra urbane.
Mesatarisht ne nje qender banimi banojne 1000 - 1100 banore, por kjo ndyshon sipas vendbanimeve. Ne ato qytetare banojne mesatarisht 17 000 - 19 000 banore, kurse ne ato fshatare, 700 -750 banore.
Fshatrat jane vendbanimet kryesore ne hapesiren e trevave shqiptare. Ne pergjithesi ato jane me numer te vogel popullsie dhe shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore dhe malore. Ndertimi i tyre u eshte pershtatur kushteve te relievit dhe te klimes. Mbizoterojne shtepite njekateshe dhe muret prej guri. Fshatrat kryejne ne pergjithesi veprimtari te mirefillte bujqesore dhe blegtorale. Por ne nje pjese te mire te tyre jane ngritur edhe punishte dhe fabrika te vogla per perpunimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale.
Sipas shtrirjes gjeografike, dallojme: fshatra malore, fshatra kodrinore dhe fshatra fushore. Dy te parat jane kryesisht te shperndara, zene siperfaqe te medha, por me numer te vogel banesash dhe banoresh. Kurse fshatrat fushore jane ne pergjithesi fshatra te dendura, me numer me te madh te banesave dhe te banoreve.
Vendbanimet fshatare jane te shtrira kudo ne trevat shqiptare, megjithate dallohen per perqendrimin me te madh te tyre: Ultesira Perendimore dhe luginat lumore ne Shqiperi (sidomos ne sistemet kodrinore perreth tyre), Fushegropa e Korces dhe kodrat qe e rrethojne ate, Fushe-Kosova, Rrafshi i Dukagjinit, zona perrreth Liqenit te Shkodres, Ulqinit dhe Tivarit ne Mal te Zi, zona e Dibres, Struges dhe Tetoves ne Maqedoni.
Qytetet ne trevat shqiptare jane me te pakta ne numer se fshatrat, por jane te parat per nga rendesia. Ne qytete eshte perqendruar pjesa me e madhe e popullsise; ato jane qendrat kryesore te veprimtarise ekonomike, kulturore dhe shoqeror. Objektet me te rendesishme industriale, kulturore, arsimore, shendetesore etj. jane ndertuar pikerisht ne qytete. Me veprimtarine qe kryhet ne to, ndihmohet jo vetem popullsia e qyteteve, por edhe ajo fshatare.
Sipas kohes se ndertimit, ne trevat shqiptare dallojme:
- Qytete antike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Ulpiana ne Kosove).
-Qytete keshtjelle (Berati, Gjirokastra, Kruja, Prizreni etj.),
-Qytete te ndertuara si qendra tregtare (Korca, Elbasani, Tirana, Shkodra, Gjakova, Peja, Prishtina etj.)
- Qytete te reja, te krijuara kryesisht pas vitit 1960 si rezultat i ndonje veprimtarie te rendesishme industrial ose bujqesore (Ballshi, Patosi, Laci etj.).
Sipas shtrirjes gjeografike qytetet shqiptare jane:
-Qytete bregdetare (Durresi, Vora, Saranda, Shengjini),
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit e ne terren fushor (Tirana, Elbasani, Korca, Prishtina, Tetova etj.)
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit ne terren te pjerret (Kruja, Gjirokastra, Berati, Prizreni, Lezha etj.)
Sipas funksionit qytetet tane klasifikohen ne:
-Qytete me veprimtari te gjithanshme (administrative, industriale, bujqesore, kulturore, arsimore, shendetesore) si Tirana, Prishtina, Tetova, Durresi, Shkodra, Korca, Elbasani, Vlora etj., qytere me veprimtari kryesisht industriale, si Ballsi, Patosi, Laci etj., qytete me veprimtari kryesisth bujqesore, si: Miloti, Roskoveci, Mamurrasi etj., si dhe qytere me veprimtari kryesisth administrative, si: Erseka, Puka, Bajram Curri, Corovoda etj.
Arkitektura dhe stili i ndertesave ne qytetet tona pasqyron nderthurjen e kultures tradicionale me ate moderne. Ne qytetet e vjetra mbizoteron kryesisht e para, kurse ne ato te rejat e dyta.
Urbanistika e qyteteve tona le shume per te deshiruar. Rruget qe lidhin qytetet, dhe ato brenda tyre jane ne gjendje te veshtire. Po keshtu, demtimi i siperfaqeve te gjelbra dhe papasteria e qyteteve jane probleme qe duhet te na shqetesojne te gjitheve.
Ne trevat shqiptare mbizoterojne vendbanimet fshatare ne krahasim me ato qytetare. Fshatrat shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore e malore. Popullsia e tyre eshte e pakte ne numer dhe merret kryesisht me bujqesi e blegtori.
Qytetet jane te tipave te ndryshem: keshtjelle, tregtare, industriale.
Rolin kryesor e luajne qytete si: Tirana, Durresi, Prishtina, Vlora, Shkondra, Elbasani, Korca, Gjirokastra,Prizreni, Tetova etj.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου