Παρασκευή 20 Μαρτίου 2009

FORMIMI I TRUALLIT

Territori i trevave shqiptare eshte formuar gjate nje periudhe shume te gjate kohe (qindra miliona vjet). Gjate kesaj periudhe ky territor disa here ka qene i mbuluar nga dete, ne te cilet dalengadale lumenjte, pas gerryerjeve te vazhdueshme te kontinenteve, kane grumbulluar depozitime. Nga keto grumbullime u formuan lloje te vecanta shkembinjsh. Shkembinj te tjere u formuan nga shperthimet e vullkaneve ose nga depertimi i magmes ne koren tokesore. Ne zonat lindore te dyja keto lloje shkembinjsh, nen veprimin e temperaturave dhe te trysnive te larta, u shnderruan ne lloje te tjera shkembinjsh.

Nga fundi i kesaj periudhe jane formuar malet, gropat dhe fushegropat, luginat dhe fushat, detet rrethuese nga perendimi dhe jugperendimi, liqenet dhe lumenjte e shumte. Mbulesa bimore dhe bota shtazore, e gjithe natyra e ketyre trevave, mori pamjen e sotme.
Larmi dhe rezerva shume te medha te pasurive nentokesore
Shkemhinjte e shumellojshem qe ndertojne truallin e trevave shqiptare, permbajne pasuri te shumta dhe te larmishme nentokesore. Keto pasuri mund te grupohen ne lende te djegshme, minerale metalore dhe jometalore.
Ne lendet e djegshme bejne pjese: nafta, gazi natyror dhe qymyrguri.
Nafta gjendet dhe ne zonen kodrinore te Republikes se Shqiperise dhe ne cektinen e saj detare te Adriatikut. Ajo ka kohe qe shfrytezohet.
Gazi natyror eshte i lidhur me vendburimet e naftes.
Qymyrguri eshte shume i perhapur dhe me rezerva te medha. Ai gjendet gati ne te gjitha gropat dhe fushat e perbera nga argjilat dhe ranoret. Ky qymyr eshte zbuluar dhe nxirret si ne trevat perendimore (ne Republiken e Shqiperise), ashtu edhe ne trevat lindore (ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Maqedoni).
Mineralet metalore jane te shumellojshme dhe me rezerva te medha.
Nder me kryesoret permendim: mineralet e kromit, hekur-nikelit, bakrit, plumbit, zinhut, manganit, boksitit etj. qe shfrytezohen prej shume kohesh.
Minerali i kromit gjendet ne perqendrime te medha ne shkembinjte magmatike te disa zonave qendrore dhe verilindore te Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne disa treva shqiptare ne Maqedoni. Ky mineral ka kohe qe shfrytezohet ne sasi te medha.
Mineralet e hekur-nikelit dhe te nikelit jane krijuar nga tjetersimi i disa llojeve shkembinjsh magmatike. Gjenden me shumice ne zonat juglindore te Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Republiken e Maqedonise. Per rezerva te medha te nikelit permendet sidomos rajoni qendror dhe verior i Kosoves. Edhe ky mineral ka kohe qe shfrytezohet ne sasi te medha.
Minerali i bakrit shfaqet ne disa Iloje dhe eshte shume i perhapur ne zonat veriore dhe juglindore te Republikes se Shqiperise. Edhe ky mineral shfrytezohet prej shume kohesh.
Minerali i plumbit dhe i zinkut gjenden me rezerva te medha dhe te cilesise shume te mire ne veri te Kosoves, ku shfrytezohen prej shume kohesh.
Minerali i boksitit ndodhet ne shkembinjte gelqerore. Ai gjendet ne disa rajone te Republikes se Shqiperise, ne Kosove, ne Plave etj.
Mineralet jometalore jane te shumellojshme dhe ne rezerva te medha. Nder to permendim: bitumin, squfurin, kuarcitet, magnezitet, ashestin.
Bitumi eshte i cilesise se mire dhe gjendet ne depozitimet argjilore dhe ranore te zonave perendimore te Republikes se Shqiperise.
Magneziti dhe asbesti gjenden ne Republiken e Shqiperise dhe ne Kosove.
Kuarcitet gjenden ne sasi te medha ne Kosove, ne Pollog, ne veri te Republikes se Shqiperise.
Te shumta jane rezervat e materialeve te ndertimit, si: mermeret, gjipsi, argjilat, rerat, guret gelqerore, etj., te cilat gjenden ne te gjitha trevat shqiptare.
Mermeret jane te cilesise shume te mire dhe gjenden ne trevat perendimore shqiptare te Maqedonise dhe ne Shqiperi.
Gjipsi gjendet ne Dumre, nga Korabi e deri ne trevat shqiptare ne Maqedoni.
Trevat shqiptare kane pasuri te shumta nentokesore, te cilat perbejne nje baze shume te mire per zhvillimin e shpejte ekonomik te tyre.



RELIEVI


RELIEVI
Relievi i trevave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri ne lartesine 2751m (mali i Korabit). I gjithe ky ndryshim i lartesise ndikon ne ndryshimet e medha klimatike, ne bimesi, si dhe ne dendesine e vendosjes se qendrave te banuara ne drejtim vertikal. Ne relievin e tyre mbizoterojne kodrat dhe malet.
Duke u nisur nga lartesia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulet, i mesem dhe i larte.
Relievi i ulet shtrihet nga niveli i detit, deri ne 200 m mbi kete nivel. Ai perfshin fushat dhe kodrat e uleta prane brigjeve detare te Adriatikut e Jonit dhe pergjate sektoreve te mesem te luginave lumore.
Relievi i mesem shtrihet nga 200 m, deri ne 1000 metra mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen me te madhe dhe perfshin: kodrat, gropat, fushegropat dhe luginat kryesore.
Relievi i larte shtrihet mbi 1000 metra mbi nivelin e detit dhe perfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa me e madhe e ketyre maleve ka lartesi deri ne 2000 m. Malet me lartesi me to madhe se 2000 m kane shtrirje te kufizuar. Keto male gjenden ne pjesen qendrore, veriore dhe jugore te trevave shqiptare.
Larmi formash dhe copetim i madh i relievit
Malet, kodrat, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, qe perbejne format kryesore te relievit, nderthuren dhe nderpriten me njera tjetren, duke formuar nje mozaik to vertete dhe shume te larmishem.
Malet dhe kodrat formojne vargje me shtrirje kryesisht veriperendim-juglindje, sidomos ne pjesen perendimore te trevave shqiptare. Takohen edhe vargje malore dhe kodrinore me drejtime te tjera (harku veri-jug, verilindje-jugperendim etj.). Te shumta jane edhe zonat ku malet kane drejtime te ndryshme. Edhe forma e maleve dhe e kodrave eshte e ndryshme.
Jane te shumta malet me maja cike shpate te thepisura, krejt te zhveshura, si: ne Alpet Shqiptare, ne Sharr, ne Kopaonik (ne veri te Kosoves). Keto male jane te ndertuara nga shkembinj te forte gelqenore, disa Iloje magmatikesh etj., mbi te cilet kane vepruar fuqimisht akujt e dikurshem, ujerat rrjedhese, ngricat, debora, era etj. Krahas tyre takohen edhe male e kodra me forma te buta, me maja te rrumbullaketa ose te sheshta dhe shpate me pjerresi te vogel. Te tilla jane malet e Dnenices ne Kosove, kodrat Kerrabes, Mallakastres (ne Shqiperi) etj. Keto kodra e male jane te perbera nga shkembinj te bute.
Gropat dhe fushegropat e formuara nga fundosjet tektonike jane te shumta dhe enden ne te gjitha trevat shqiptare. Te parat (gropat) kane fund te copetuar nga enozioni i lumenjve qe i pershkojne (gropa e Tropojes, Kolonjes etj.), kunse tek te dytat fundi (tabani) eshte krejt i rrafshet (fushe-gropa e Kosoves, Manastirit, Korces etj.). Lumenjte tek ato nuk gerryejne, por grumbullojne sasi te medha materialesh. Ato kane toka shume pjellore.
Lugjet jane mjaft te gjera (deri disa dhjetera kilometra) dhe kane forme te perzgjatur. Jane formuar nga fundosjet tektonike dhe pershkohen nga lumenj te medhenj. Kane toka pjellore dhe per kete do te veconim lugun e Dukagjinit (Kosove).
Luginat shtrihen pergjate rrjedhjeve te lumenjve te medhenj. Tek ato gjenden zgjerime, por edhe gryka te ngushta, deri ne kanione shume te thella. Ato kane drejtime te ndryshme dhe se bashku me qafat e shumta lidhin trevat e ndryshme shqiptare me njera-tjetren dhe me vendet fqinje.
Fushat kane shtrirje me te kufizuar. Fusha me e rendesishme dhe me e madhja ne gjithe pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit, ndodhet ne perendim te Republikces se Shqiperise. Ne brendesi te trevave shqiptare fushat jane me te vogla dhe gjenden ne disa lugina dhe ne disa gropa e fushegropa. Nder to dallohet fusha te Kosoves, e Pollogut te Poshtem etj.
Relievi i trevave shqiptare eshte kryesisht kodrinoro-malor dhe shunze i larmishem. Ai perbehet nga: kodra, male, vargje malore dhe malesi, lugje dhe lugina, gropa, fushegropa dhe fusha.

ROLl I RELIEVIT NE DUKURITE NATYRORE, NE POPULLIMIN DHE NE ZHVILLIMIN EKONOMIK


Relievi dhe ndikimi i tij ne klime, hidrografi, toka dhe bimesi

Relievi i trevave shqiptare, qe eshte kryesisht kodrinoro-malor, teper i larmishem, me kontraste te medha dhe shume i copetuar, ndikon ne shume dukuri te klimes, te hidrografise, te tokave dhe te bimesise.
Ne klime relievi ndikon me lartesine e madhe mbi nivelin e detit, duke shkaktuar uljen e temperatures dhe rritjen e sasise se reshjeve, sidomos te debores. Ndikon gjithashtu me drejtimin mbizoterues veriperendim-juglindje te vargjeve kryesore malore, qe kushtezon mbrojtjen e krahinave perendimore bregdetare nga ererat e ftohta lindore, si dhe me copetimin e madh. Te gjitha keto sjellin ndryshime klimatike te dukshme nga nje krahine ne tjetren.
Ne hidrografi ndryshimi vjen se, per shkak te relievit malor shtreterit e rrjedhjeve te siperme te tyre kane pjerresi te madhe dhe rrjedhje te shpejte kurse ne rrjedhjen e mesme dhe sidomos te poshtme shtreterit kane pjerresi te vogel dhe jane te ceket.
Tek tokat dhe bimesia, relievi ndikon nepermjet ndryshimit te klimes, per shkak te lartesise se tij te madhe. Per kete arsye jane formuar breza tokash dhe bimesh te ndryshme, qe zevendesojne njeri-tjetrin ne shpatet e maleve te larta.

RoIi i relievit ne shperndarjen e vendbanimeve dhe te popullsise

Popullsia i ka vendosur vendbanimet e saj atje ku ka gjetur kushte te pershtatshme, si: prane tokave te mira, per t’i mbjelle me bime bujqesore; prane burimeve ujore, si dhe ne vende me kushte te pershtatshme per te ndertuar banesat. Keshtu, ajo ka zgjedhur ne radhe te pare fushat pjellore, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, neper te cilat kalojne rruge te rendesishme. Keto forma te relievit kane dendesine me te madhe te vendbanimeve, qe jane vendosur sidomos ne rrethinat e tyre, per te kursyer token e punueshme, per t’u shpetuar permbytjeve te lumenjve dhe per te siguruar edhe uje. Ketu gjenden edhe qytetet me te medha.
Lufterat e vazhdueshme, aq te shpeshta ne trevat shqiptare, pushtimet e gjata nga te huajt i kane detyruar shqiptaret qe te gjejne strehim ne male, ku, jo rralle, kane vendosur edhe vendbanimet e tyre. Keshtu ata kane zgjedhur shpatet me pjerresi me te vogel, rrezat e thepisjeve me burime uji, gropat dhe lugjet e ndryshme me kushte me te mira per jetese. Aty ata kane ushtruar bujqesine dhe blegtorine si veprimtari kryesore.

Roli i relievit ne zhvillimin ekonomik

Format e relievit, teper te larmishme, ofrojne kushte te pershtatshme, por edhe jo te pershtashme per veprimtarine ekonomike. Prandaj, per t’i shfrytezuar ato sic duhet, eshte e domosdoshme qe te njihen mire keto kushte.
Fushat dhe fushegropat ofrojne kushte shume te mira me tokat pjellore, te cilat mund te punohen me makineri. Duke qene me pjerresi fare te vogel ose krejt te rrafsheta, ne te njejtin nivel me detin ose edhe nen kete nivel, disa nga fushat kane qene kenetore dhe te rrezikuara nga vershimet e lumenjve. Prandaj ne to jane bere bonifikime dhe sistemime te shtreterve te lurnenjve. Sot ato jane zonat me te populluara dhe me te zhvilluara ekonomikisht.
Luget dhe luginat ofrojne kushte te mira me tokat pjellore te punueshme, sidomos ne siperfaqet e tyre te sheshta, ku jane vendosur edhe qendrat e banuara. Ne grykat e tyre te ngushta krijohet mundesia e ndertimit te digave te hidrocentraleve (mbi lumin Drin, Mat, Radike etj). Ne zonat malore, ato jane me te populluarat dhe me te zhvilluarat.
Kodrat dhe malet ofrojne kushte te kufizuara per tokat e punueshme. Por format e relievit ofrojne kushte te mira per veprimtari te tjera si: blegtori, pylltari dhe sidomos per zhvillimin e disa llojeve te turizmit: te gjelber, te bardhe (rreshqitjet ne debore). Per kete dallohen mali i Sharrit, ku jane ngritur dy qendra te medha te turizmit te bardhe, Berzovica ne Kosove dhe Popova Shapka (Kodra e Diellit) ne trevat shqiptare ne Maqedoni.
Relievi i copetuar dhe me format e tij shume te larmishme kushtezon dukuri te shumta te klimes, hidrografise, tokave dhe bimesise. Ai ofron kushte te pershtatshme per vendosjen e qendrave te banuara dhe per veprirntari ekonomike.

HIDROGRAFIA

Pasuri te medha ujore

Uji eshte nje pasuri natyrore me vlera te medha kombetare. Ai ka perdorim te madh ne bujqesi, ne industri dhe per furnizimin e qendrave te banuara.

Pozita gjeografike ne brigjet e detit Adriatik dhe te detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, perhapja e madhe e shkembinjve te pershkueshem nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtezuar pasurite e medha ujore dhe shumellojshmerine e tyre: dete, liqene, lumenj, perrenj dhe burime ujore.

Detet
Deti Adriatik dhe brigjet e tij shqiptare

Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin ne perendim dhe gadishullit te Ballkanit ne Iindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan ate me detin Jon. Deti Adriatik eshte i gjate 850 km (drejtimi verijug) dhe i gjere 203 km (lindje-perendim). Thellesia me e madhe e tij arrin 1590 m. Ne brigjet shqiptare ky det eshte i ceket.
Brigjet shqiptare te detit Adriatik kane gjatesi 380 km. Pjesa me e madhe e tyre jane brigje te uleta fushore me plazhe te medha (disa dhjetera kilornetra te gjata dhe deri ne disa qindra metra te gjera), me perberje rere shume te imet. Nder to dallohet plazhi i madh i Ulqinit, plazhi i Velipojes, Durresit, Divjakes, Vlores etj. Ne keto plazhe pushojne me - mijera turiste vendas dhe te huaj.
Ne kete bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durresit, i Vlores, shume te pershtatshem per porte detare. Ne to ndodhen edhe portet me te rendesishme te te gjitha trevave shqiptare (Durresi, Vlora, Tivari, Ulqini, Shengjini).

Deti Jon dhe brigjet e tij shqiptare

Ky det shtrihet midis pjeses jugore te gadishullit te Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai eshte deti me i thelle i Mesdheut (5121 m), eshte det i hapur dhe mjaft i ngrohte.
Brigjet shqiptare te ketij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit den ne gjirin e Artes. Ai eshte i gjate rreth 270 km dhe ka tipare to ndryshme. Pergjate tij ngrihen male, prandaj ky bregdet eshte kryesisht i Iarte e shkernbor. Ne kete bregdet plazhet jane te rralla dhe zallore. Ka edhe sektore te tjere te tij ne te cilet malet u lene vend fushave te vogla. Ne grykederdhjen e lumit te Kalamasit (Cameri) dhe te lumit te Pavles (Shqiperi) brigjet jane te uleta e fushore, me plazhe ranore dhe sektore te mocalizuar.
Pamja terheqese, burimet e pastra, shkelqimi i diellit, ujerat e kaltra dhe te tejdukshme to detit u japin ketyre plazheve vlera te medha turistike.

Liqenet

Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme. Formimi i tyre eshte bere nga fundosjet tektonike (liqeni i Shkodres, i Ohrit dhe i Prespes); nga tretja e ngadalshme ne uje e shkembinjve gelqerore dhe e gjipseve; nga veprimtaria e akujve, qe kane ekzistuar rreth 2 milione vjet me pare ne lartesite e maleve. Edhe njeriu ka krijuar liqene per perfitimin e energjise elektrike (mbi lumin Drin dhe Drinin e Zi, mbi Mat etj); per ujitje dhe per furnizimin e qendrave te banuara me uje.
Liqenet me te medha dhe me te rendesishme kane origjine tektonike:

Liqeni i Shkodres

Eshte liqeni me i madh i gadishullit te Ballkanit, me siperfaqe 368 km, nga te cilat 149 km perfshihen brenda kufijve te Republikes se Shqiperise. Ne kete liqen derdhet lumi i Moraces dhe prej tij del ai i Bunes. Eshte liqen i ceket (me thellesi mesatare 7 m dhe maksimale 44 m) i permendur per gjuetine e peshkut dhe per vlerat turistike.

Liqeni i Ohrit

Eshte liqeni me i thelle ne te gjithe gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai ze vendin e dyte ne kete gadishull per nga siperfaqja (363 km, nga te cilat 111 km perfshihen ne Republiken e Shqiperise). Ne kete liqen derdhen disa perrenj dhe ujerat e shume burimeve te medha, qe dalin prane brigjeve lindore dhe ne taban te tij. Prej liqenit del lumi i Drinit te Zi. Liqeni i Ohrit ka bote te pasur shtazore, sidomos peshq te cilesise se larte. Ai ka rendesi te madhe turistike.

Liqeni i Prespes

Perbehet nga Prespa e Madhe (285 km) dhe nga Prespa e Vogel (44 km2). Nga kjo siperfaqe liqenore ne Republiken e Shqiperise perfshihen 49 km. Liqeni i Prespes eshte me i ceket se liqeni i Ohrit.
Thellesia mesatare e tij arrin deri ne 35 m. dhe maksimalja 54 m. Ne kete liqen derdhen disa perrenj; prej tij uji del ne rruge nentokesore dhe perfundon ne liqenin Ohrit. Ky liqen ka vlera te vecanta per peshkim dhe turizem.

Deti Adriatik dhe deti Jon kane rendesi te madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojne ne zbutjen e klimes. Ne ujerat e tyre gjuhet nje sasi e madhe peshku, kurse ne lagunat ne lagunat nxirret kripa. Keto dete i lidhin trevat shqiptare me shtetet e tjera.
Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme (tektonike, karstike ose nga tretja e gelqeroreve dhe e gjipseve, akullnajore dhe artificiale). Ato kane rendesi te madhe gjeografike, ekonomike dhe sidomos turistike.



LUMENJTE

LUMENJTE KRYESORE

Trevat shqiptare pershkohen nga nje rrjet i dendur lumenjsh, te cilet ne rrjedhjet e siperme kane karakter malor me rrjedhje te shpejte dhe force te madhe erozive, kurse ne rrjedhjet e poshtme kane karakter fushor.
Lumenjte rrjedhin ne drejtime te ndryshme dhe perfundojne ne kater dete: ne Adriatik, ne Jon, ne Egje dhe ne Detin e Zi.

Lumenjte qe derdhen ne detin Adriatik

Keta jane me te shumte dhe me te medhenj. Nder ta dallohen:
Drini (285 km) eshte lumi me i madh shqiptar dhe ne gjithe pjesen perendimore te Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit te Zi me Drinin e Bardhe. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit ne qytetin e Struges dhe derdhet ne liqenin artificial te Fierzes. Ai merr disa dege si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Drini i Bardhe buron nga malet e Zhlebit (Kosove), pershkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet ne liqenin e Fierzes.
Lumi i Drinit, ne vazhdim, eshte kthyer ne nje zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzes, i Komanit dhe i Vaut te Dejes), qe furnizojne me uje tri hidrocentrale te medha. Ai derdhet ne lumin e Bunes. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m3/sek.
Buna (44 km) eshte i vetmi lume fushor. Buron nga liqeni i Shkodres. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh ne nje shtrat teper te ceket dhe me dredhime te shumta. Perfundon ne detin Adriatik me nje delte shume te madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunes arrin 670 m3/s, duke zene nje nga vendet e para ne Mesdheun Verior. Ky lume eshte pjeserisht i lundrueshem.
Mati (115 km) buron nga mali i Kaptines. Pershkon nje Iugine me zgjerime dhe gryka to ngushta, ku jane ndertuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzes dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s.
Shkumbini (181 km) buron nga mali i Valamares dhe rrjedh neper nje lugine te ngushte dhe reliev te thyer. Prurja mesatare vjetore arrin 61 m3/s.
Semani (281 km) formohet nga bashkimi i lumit Devoll me Osumin ne afersi te Beratit. Semani ne vazhdim eshte lume fushor. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 95 m3/sek.
Vjosa (272 km) buron nga malet e Pindit (Greqi). Pershkon nje lugine qe ngushtohet dhe zgjerohet disa here. Deget me te medha jane lumi i Drinos dhe i Shushices. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/s.

Lumenjte qe derdhen ne detin Jon

Ne detin Jon derdhen Iurnenjte: Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

Vlerat e ujerave, perdorimi, ndotja dhe mbrojtja e tyre

Ujerat kane viera te medha. Ato perdoren ne bujqesi dhe per ujitje. Rrjeti hidrografik ka rezerva te medha hidroenergjetike, te cilat jane shfrytezuar pjeserisht. Shpesh ujembajtesit e tyre perdoren edhe per furnizimin e qendrave te banuara, industrise, per ujitje. Vlera te medha kane objektet ujore per turizem.
Ne shume raste ne rrjetin hidrografik jane derdhur mbetje te objekteve industriale, te minierave, te bujqesise dhe te qendrave te banuara, qe i kane ndotur ujerat dhe kane demtuar boten e gjalle. Prej tyre eshte ndotur toka dhe uji i deteve ku ata derdhen. Prandaj duhet te kontrollohen me rreptesi ujerat dhe te gjitha mbetjet e tjera qe derdhen ne lumenj, liqene ose dete.


BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE

BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE

Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizoterojne llojet mesdhetare te bimesise (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe rriten vetem ne trevat shqiptare. Vetem ne Republiken e Shqiperise rriten rreth 30 te tilla.
Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza: brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.
Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. Lartesi) gjendet ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste, formojne pyje te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkurreve mesdhetare e zene shkurrct qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj.
Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj.
Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, duke kerkuar me shume lageshti, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyjet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.
Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesi barishtore dhe shume rralle shkurre te uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore.
Pyjet me bimesi dhe bote shtazore me interesante e me mire te ruajtura jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar me ligj dhe prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ka ne Shqiperi (Thethi, Lura, Liogaraja etj.), ne Kosove (Berzovica etj.), ne trevat shqiptare ne Maqedoni (Galicica, Pelisteni) etj.

Bota shtazore

Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumellojshmeria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copetuar dhe pasuria ujerave te brendshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zhvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, tokesore dhe ujore.
Bota shtazore tokesore perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi, qe gjendet ne zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i nates, qe jeton ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra; ujku, dhelpra, cakalli, shqarthi, ne brezin e dushkut dhe te ahut zardafi dhe kunadhja, ne zonat pyjore te larta; ariu i murme, ne pyjet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes; macja e eger, ne pyjet e larta etj. Mjaft te perhapur jane gjitaret barngrenes ,si derri i eger ne brezin e dushkut dhe te ahut; lepuri i eger, ne zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkurreve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.
Te shumellojshem jane shpendet shtegtare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlera te vecanta, si: pelikani kacurrel, ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja.
Ne ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse ne ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka ne (liqenin e Ohrit), qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si: delfini (ne ujerat detare) dhe vidra.

Ndikimi i njeriut ne bimesine dhe ne boten shtazore

Pyjet dhe ne pergjithesi mbulesa bimore permiresojne cilesine e ajrit dhe te ujit, rregullojne regjimin e rrjedhjeve ujore, mbrojne token nga erozioni dhe perbejne mjedise ku jetojne shume kafshe te egra. Ato kane rendesi te madhe ekonomike, sepse prej tyre merren prodhime te shumta, sidomos lende druri per perdorim industrial, ndertim etj. Ne to mund te zhvillohet turizmi. Megjithate mbulesa bimore jo rralle eshte demtuar nga veprimtaria njerezore. Format e demtimit te saj jane te shumta: shpyllezimi i siperfaqeve te tera, duke i kthyer ato ne toka te punueshme; zjarret e shpeshta, prerjet dhe kullotja ne to e bagetise me ritme me te medha se rritja natyrore, si dhe demtimi i bimesise nga ndotjet e ajrit me gaze helmuese etj. Te gjitha keto ne shume zona kane shkaterruar mbulesen bimore dhe kane zvogeluar vazhdimisht siperfaqet pyjore. Me e demtuar eshte bimesia e shkurreve mesdhetare dhe e dushqeve. Kjo ka sjelle keqesimin e cilesise se ajrit dhe te ujerave, e ne mjaft raste eshte shoqeruar me pakesimin madje edhe me zhdukjen e shume llojeve te kafsheve te erga.
Mbulesa bimore dhe bota shtazore e trevave shqiptare eshte shume e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkaterruar ato ne shume zona, duke rrezikuar shendetin e popullsise. Me cdo kusht duhet te mbrojme mbulesen bimore dhe boten shtazore.

VENDBANIMET

VENDBANIMET
Vendbanimet jane elemente mjaft te rendesishme te hapesires gjeografike. Ato perfaqesojne ate pjese te territorit te rregulluar per te jetuar nje numer i caktuar banoresh. Menyra se si organizohet nje vendbanim, pamja qe ai merr, funksionet qe kryen etj., jane tipare qe shprehin edhe shkallen e zhvillimit te nje vendi. Tipat e vendbanimeve percaktohen mbi baze te kritereve administrative dhe juridike. Sipas madhesise dhe rolit te tyre, ato ndahen ne fshatra dhe ne qytete.

Ne Republiken e Shqiperise gjithsej ka 2967 vendbanime, nga te cilat vetem 67 jane qytete, kurse te tjerat (2900) jane fshatra.

Ne perqindje, rreth 58% e popullsise banon ne fshat dhe 42% ne qytet.
Ne Kosove ka 1445 vendbanime gjithsej, nga te cilat 26 jane qendra urbane.
Mesatarisht ne nje qender banimi banojne 1000 - 1100 banore, por kjo ndyshon sipas vendbanimeve. Ne ato qytetare banojne mesatarisht 17 000 - 19 000 banore, kurse ne ato fshatare, 700 -750 banore.
Fshatrat jane vendbanimet kryesore ne hapesiren e trevave shqiptare. Ne pergjithesi ato jane me numer te vogel popullsie dhe shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore dhe malore. Ndertimi i tyre u eshte pershtatur kushteve te relievit dhe te klimes. Mbizoterojne shtepite njekateshe dhe muret prej guri. Fshatrat kryejne ne pergjithesi veprimtari te mirefillte bujqesore dhe blegtorale. Por ne nje pjese te mire te tyre jane ngritur edhe punishte dhe fabrika te vogla per perpunimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale.
Sipas shtrirjes gjeografike, dallojme: fshatra malore, fshatra kodrinore dhe fshatra fushore. Dy te parat jane kryesisht te shperndara, zene siperfaqe te medha, por me numer te vogel banesash dhe banoresh. Kurse fshatrat fushore jane ne pergjithesi fshatra te dendura, me numer me te madh te banesave dhe te banoreve.
Vendbanimet fshatare jane te shtrira kudo ne trevat shqiptare, megjithate dallohen per perqendrimin me te madh te tyre: Ultesira Perendimore dhe luginat lumore ne Shqiperi (sidomos ne sistemet kodrinore perreth tyre), Fushegropa e Korces dhe kodrat qe e rrethojne ate, Fushe-Kosova, Rrafshi i Dukagjinit, zona perrreth Liqenit te Shkodres, Ulqinit dhe Tivarit ne Mal te Zi, zona e Dibres, Struges dhe Tetoves ne Maqedoni.
Qytetet ne trevat shqiptare jane me te pakta ne numer se fshatrat, por jane te parat per nga rendesia. Ne qytete eshte perqendruar pjesa me e madhe e popullsise; ato jane qendrat kryesore te veprimtarise ekonomike, kulturore dhe shoqeror. Objektet me te rendesishme industriale, kulturore, arsimore, shendetesore etj. jane ndertuar pikerisht ne qytete. Me veprimtarine qe kryhet ne to, ndihmohet jo vetem popullsia e qyteteve, por edhe ajo fshatare.
Sipas kohes se ndertimit, ne trevat shqiptare dallojme:
- Qytete antike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Ulpiana ne Kosove).
-Qytete keshtjelle (Berati, Gjirokastra, Kruja, Prizreni etj.),
-Qytete te ndertuara si qendra tregtare (Korca, Elbasani, Tirana, Shkodra, Gjakova, Peja, Prishtina etj.)
- Qytete te reja, te krijuara kryesisht pas vitit 1960 si rezultat i ndonje veprimtarie te rendesishme industrial ose bujqesore (Ballshi, Patosi, Laci etj.).
Sipas shtrirjes gjeografike qytetet shqiptare jane:
-Qytete bregdetare (Durresi, Vora, Saranda, Shengjini),
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit e ne terren fushor (Tirana, Elbasani, Korca, Prishtina, Tetova etj.)
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit ne terren te pjerret (Kruja, Gjirokastra, Berati, Prizreni, Lezha etj.)
Sipas funksionit qytetet tane klasifikohen ne:
-Qytete me veprimtari te gjithanshme (administrative, industriale, bujqesore, kulturore, arsimore, shendetesore) si Tirana, Prishtina, Tetova, Durresi, Shkodra, Korca, Elbasani, Vlora etj., qytere me veprimtari kryesisht industriale, si Ballsi, Patosi, Laci etj., qytete me veprimtari kryesisth bujqesore, si: Miloti, Roskoveci, Mamurrasi etj., si dhe qytere me veprimtari kryesisth administrative, si: Erseka, Puka, Bajram Curri, Corovoda etj.
Arkitektura dhe stili i ndertesave ne qytetet tona pasqyron nderthurjen e kultures tradicionale me ate moderne. Ne qytetet e vjetra mbizoteron kryesisht e para, kurse ne ato te rejat e dyta.
Urbanistika e qyteteve tona le shume per te deshiruar. Rruget qe lidhin qytetet, dhe ato brenda tyre jane ne gjendje te veshtire. Po keshtu, demtimi i siperfaqeve te gjelbra dhe papasteria e qyteteve jane probleme qe duhet te na shqetesojne te gjitheve.
Ne trevat shqiptare mbizoterojne vendbanimet fshatare ne krahasim me ato qytetare. Fshatrat shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore e malore. Popullsia e tyre eshte e pakte ne numer dhe merret kryesisht me bujqesi e blegtori.
Qytetet jane te tipave te ndryshem: keshtjelle, tregtare, industriale.
Rolin kryesor e luajne qytete si: Tirana, Durresi, Prishtina, Vlora, Shkondra, Elbasani, Korca, Gjirokastra,Prizreni, Tetova etj.