Παρασκευή 20 Μαρτίου 2009

FORMIMI I TRUALLIT

Territori i trevave shqiptare eshte formuar gjate nje periudhe shume te gjate kohe (qindra miliona vjet). Gjate kesaj periudhe ky territor disa here ka qene i mbuluar nga dete, ne te cilet dalengadale lumenjte, pas gerryerjeve te vazhdueshme te kontinenteve, kane grumbulluar depozitime. Nga keto grumbullime u formuan lloje te vecanta shkembinjsh. Shkembinj te tjere u formuan nga shperthimet e vullkaneve ose nga depertimi i magmes ne koren tokesore. Ne zonat lindore te dyja keto lloje shkembinjsh, nen veprimin e temperaturave dhe te trysnive te larta, u shnderruan ne lloje te tjera shkembinjsh.

Nga fundi i kesaj periudhe jane formuar malet, gropat dhe fushegropat, luginat dhe fushat, detet rrethuese nga perendimi dhe jugperendimi, liqenet dhe lumenjte e shumte. Mbulesa bimore dhe bota shtazore, e gjithe natyra e ketyre trevave, mori pamjen e sotme.
Larmi dhe rezerva shume te medha te pasurive nentokesore
Shkemhinjte e shumellojshem qe ndertojne truallin e trevave shqiptare, permbajne pasuri te shumta dhe te larmishme nentokesore. Keto pasuri mund te grupohen ne lende te djegshme, minerale metalore dhe jometalore.
Ne lendet e djegshme bejne pjese: nafta, gazi natyror dhe qymyrguri.
Nafta gjendet dhe ne zonen kodrinore te Republikes se Shqiperise dhe ne cektinen e saj detare te Adriatikut. Ajo ka kohe qe shfrytezohet.
Gazi natyror eshte i lidhur me vendburimet e naftes.
Qymyrguri eshte shume i perhapur dhe me rezerva te medha. Ai gjendet gati ne te gjitha gropat dhe fushat e perbera nga argjilat dhe ranoret. Ky qymyr eshte zbuluar dhe nxirret si ne trevat perendimore (ne Republiken e Shqiperise), ashtu edhe ne trevat lindore (ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Maqedoni).
Mineralet metalore jane te shumellojshme dhe me rezerva te medha.
Nder me kryesoret permendim: mineralet e kromit, hekur-nikelit, bakrit, plumbit, zinhut, manganit, boksitit etj. qe shfrytezohen prej shume kohesh.
Minerali i kromit gjendet ne perqendrime te medha ne shkembinjte magmatike te disa zonave qendrore dhe verilindore te Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne disa treva shqiptare ne Maqedoni. Ky mineral ka kohe qe shfrytezohet ne sasi te medha.
Mineralet e hekur-nikelit dhe te nikelit jane krijuar nga tjetersimi i disa llojeve shkembinjsh magmatike. Gjenden me shumice ne zonat juglindore te Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Republiken e Maqedonise. Per rezerva te medha te nikelit permendet sidomos rajoni qendror dhe verior i Kosoves. Edhe ky mineral ka kohe qe shfrytezohet ne sasi te medha.
Minerali i bakrit shfaqet ne disa Iloje dhe eshte shume i perhapur ne zonat veriore dhe juglindore te Republikes se Shqiperise. Edhe ky mineral shfrytezohet prej shume kohesh.
Minerali i plumbit dhe i zinkut gjenden me rezerva te medha dhe te cilesise shume te mire ne veri te Kosoves, ku shfrytezohen prej shume kohesh.
Minerali i boksitit ndodhet ne shkembinjte gelqerore. Ai gjendet ne disa rajone te Republikes se Shqiperise, ne Kosove, ne Plave etj.
Mineralet jometalore jane te shumellojshme dhe ne rezerva te medha. Nder to permendim: bitumin, squfurin, kuarcitet, magnezitet, ashestin.
Bitumi eshte i cilesise se mire dhe gjendet ne depozitimet argjilore dhe ranore te zonave perendimore te Republikes se Shqiperise.
Magneziti dhe asbesti gjenden ne Republiken e Shqiperise dhe ne Kosove.
Kuarcitet gjenden ne sasi te medha ne Kosove, ne Pollog, ne veri te Republikes se Shqiperise.
Te shumta jane rezervat e materialeve te ndertimit, si: mermeret, gjipsi, argjilat, rerat, guret gelqerore, etj., te cilat gjenden ne te gjitha trevat shqiptare.
Mermeret jane te cilesise shume te mire dhe gjenden ne trevat perendimore shqiptare te Maqedonise dhe ne Shqiperi.
Gjipsi gjendet ne Dumre, nga Korabi e deri ne trevat shqiptare ne Maqedoni.
Trevat shqiptare kane pasuri te shumta nentokesore, te cilat perbejne nje baze shume te mire per zhvillimin e shpejte ekonomik te tyre.



RELIEVI


RELIEVI
Relievi i trevave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri ne lartesine 2751m (mali i Korabit). I gjithe ky ndryshim i lartesise ndikon ne ndryshimet e medha klimatike, ne bimesi, si dhe ne dendesine e vendosjes se qendrave te banuara ne drejtim vertikal. Ne relievin e tyre mbizoterojne kodrat dhe malet.
Duke u nisur nga lartesia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulet, i mesem dhe i larte.
Relievi i ulet shtrihet nga niveli i detit, deri ne 200 m mbi kete nivel. Ai perfshin fushat dhe kodrat e uleta prane brigjeve detare te Adriatikut e Jonit dhe pergjate sektoreve te mesem te luginave lumore.
Relievi i mesem shtrihet nga 200 m, deri ne 1000 metra mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen me te madhe dhe perfshin: kodrat, gropat, fushegropat dhe luginat kryesore.
Relievi i larte shtrihet mbi 1000 metra mbi nivelin e detit dhe perfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa me e madhe e ketyre maleve ka lartesi deri ne 2000 m. Malet me lartesi me to madhe se 2000 m kane shtrirje te kufizuar. Keto male gjenden ne pjesen qendrore, veriore dhe jugore te trevave shqiptare.
Larmi formash dhe copetim i madh i relievit
Malet, kodrat, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, qe perbejne format kryesore te relievit, nderthuren dhe nderpriten me njera tjetren, duke formuar nje mozaik to vertete dhe shume te larmishem.
Malet dhe kodrat formojne vargje me shtrirje kryesisht veriperendim-juglindje, sidomos ne pjesen perendimore te trevave shqiptare. Takohen edhe vargje malore dhe kodrinore me drejtime te tjera (harku veri-jug, verilindje-jugperendim etj.). Te shumta jane edhe zonat ku malet kane drejtime te ndryshme. Edhe forma e maleve dhe e kodrave eshte e ndryshme.
Jane te shumta malet me maja cike shpate te thepisura, krejt te zhveshura, si: ne Alpet Shqiptare, ne Sharr, ne Kopaonik (ne veri te Kosoves). Keto male jane te ndertuara nga shkembinj te forte gelqenore, disa Iloje magmatikesh etj., mbi te cilet kane vepruar fuqimisht akujt e dikurshem, ujerat rrjedhese, ngricat, debora, era etj. Krahas tyre takohen edhe male e kodra me forma te buta, me maja te rrumbullaketa ose te sheshta dhe shpate me pjerresi te vogel. Te tilla jane malet e Dnenices ne Kosove, kodrat Kerrabes, Mallakastres (ne Shqiperi) etj. Keto kodra e male jane te perbera nga shkembinj te bute.
Gropat dhe fushegropat e formuara nga fundosjet tektonike jane te shumta dhe enden ne te gjitha trevat shqiptare. Te parat (gropat) kane fund te copetuar nga enozioni i lumenjve qe i pershkojne (gropa e Tropojes, Kolonjes etj.), kunse tek te dytat fundi (tabani) eshte krejt i rrafshet (fushe-gropa e Kosoves, Manastirit, Korces etj.). Lumenjte tek ato nuk gerryejne, por grumbullojne sasi te medha materialesh. Ato kane toka shume pjellore.
Lugjet jane mjaft te gjera (deri disa dhjetera kilometra) dhe kane forme te perzgjatur. Jane formuar nga fundosjet tektonike dhe pershkohen nga lumenj te medhenj. Kane toka pjellore dhe per kete do te veconim lugun e Dukagjinit (Kosove).
Luginat shtrihen pergjate rrjedhjeve te lumenjve te medhenj. Tek ato gjenden zgjerime, por edhe gryka te ngushta, deri ne kanione shume te thella. Ato kane drejtime te ndryshme dhe se bashku me qafat e shumta lidhin trevat e ndryshme shqiptare me njera-tjetren dhe me vendet fqinje.
Fushat kane shtrirje me te kufizuar. Fusha me e rendesishme dhe me e madhja ne gjithe pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit, ndodhet ne perendim te Republikces se Shqiperise. Ne brendesi te trevave shqiptare fushat jane me te vogla dhe gjenden ne disa lugina dhe ne disa gropa e fushegropa. Nder to dallohet fusha te Kosoves, e Pollogut te Poshtem etj.
Relievi i trevave shqiptare eshte kryesisht kodrinoro-malor dhe shunze i larmishem. Ai perbehet nga: kodra, male, vargje malore dhe malesi, lugje dhe lugina, gropa, fushegropa dhe fusha.

ROLl I RELIEVIT NE DUKURITE NATYRORE, NE POPULLIMIN DHE NE ZHVILLIMIN EKONOMIK


Relievi dhe ndikimi i tij ne klime, hidrografi, toka dhe bimesi

Relievi i trevave shqiptare, qe eshte kryesisht kodrinoro-malor, teper i larmishem, me kontraste te medha dhe shume i copetuar, ndikon ne shume dukuri te klimes, te hidrografise, te tokave dhe te bimesise.
Ne klime relievi ndikon me lartesine e madhe mbi nivelin e detit, duke shkaktuar uljen e temperatures dhe rritjen e sasise se reshjeve, sidomos te debores. Ndikon gjithashtu me drejtimin mbizoterues veriperendim-juglindje te vargjeve kryesore malore, qe kushtezon mbrojtjen e krahinave perendimore bregdetare nga ererat e ftohta lindore, si dhe me copetimin e madh. Te gjitha keto sjellin ndryshime klimatike te dukshme nga nje krahine ne tjetren.
Ne hidrografi ndryshimi vjen se, per shkak te relievit malor shtreterit e rrjedhjeve te siperme te tyre kane pjerresi te madhe dhe rrjedhje te shpejte kurse ne rrjedhjen e mesme dhe sidomos te poshtme shtreterit kane pjerresi te vogel dhe jane te ceket.
Tek tokat dhe bimesia, relievi ndikon nepermjet ndryshimit te klimes, per shkak te lartesise se tij te madhe. Per kete arsye jane formuar breza tokash dhe bimesh te ndryshme, qe zevendesojne njeri-tjetrin ne shpatet e maleve te larta.

RoIi i relievit ne shperndarjen e vendbanimeve dhe te popullsise

Popullsia i ka vendosur vendbanimet e saj atje ku ka gjetur kushte te pershtatshme, si: prane tokave te mira, per t’i mbjelle me bime bujqesore; prane burimeve ujore, si dhe ne vende me kushte te pershtatshme per te ndertuar banesat. Keshtu, ajo ka zgjedhur ne radhe te pare fushat pjellore, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, neper te cilat kalojne rruge te rendesishme. Keto forma te relievit kane dendesine me te madhe te vendbanimeve, qe jane vendosur sidomos ne rrethinat e tyre, per te kursyer token e punueshme, per t’u shpetuar permbytjeve te lumenjve dhe per te siguruar edhe uje. Ketu gjenden edhe qytetet me te medha.
Lufterat e vazhdueshme, aq te shpeshta ne trevat shqiptare, pushtimet e gjata nga te huajt i kane detyruar shqiptaret qe te gjejne strehim ne male, ku, jo rralle, kane vendosur edhe vendbanimet e tyre. Keshtu ata kane zgjedhur shpatet me pjerresi me te vogel, rrezat e thepisjeve me burime uji, gropat dhe lugjet e ndryshme me kushte me te mira per jetese. Aty ata kane ushtruar bujqesine dhe blegtorine si veprimtari kryesore.

Roli i relievit ne zhvillimin ekonomik

Format e relievit, teper te larmishme, ofrojne kushte te pershtatshme, por edhe jo te pershtashme per veprimtarine ekonomike. Prandaj, per t’i shfrytezuar ato sic duhet, eshte e domosdoshme qe te njihen mire keto kushte.
Fushat dhe fushegropat ofrojne kushte shume te mira me tokat pjellore, te cilat mund te punohen me makineri. Duke qene me pjerresi fare te vogel ose krejt te rrafsheta, ne te njejtin nivel me detin ose edhe nen kete nivel, disa nga fushat kane qene kenetore dhe te rrezikuara nga vershimet e lumenjve. Prandaj ne to jane bere bonifikime dhe sistemime te shtreterve te lurnenjve. Sot ato jane zonat me te populluara dhe me te zhvilluara ekonomikisht.
Luget dhe luginat ofrojne kushte te mira me tokat pjellore te punueshme, sidomos ne siperfaqet e tyre te sheshta, ku jane vendosur edhe qendrat e banuara. Ne grykat e tyre te ngushta krijohet mundesia e ndertimit te digave te hidrocentraleve (mbi lumin Drin, Mat, Radike etj). Ne zonat malore, ato jane me te populluarat dhe me te zhvilluarat.
Kodrat dhe malet ofrojne kushte te kufizuara per tokat e punueshme. Por format e relievit ofrojne kushte te mira per veprimtari te tjera si: blegtori, pylltari dhe sidomos per zhvillimin e disa llojeve te turizmit: te gjelber, te bardhe (rreshqitjet ne debore). Per kete dallohen mali i Sharrit, ku jane ngritur dy qendra te medha te turizmit te bardhe, Berzovica ne Kosove dhe Popova Shapka (Kodra e Diellit) ne trevat shqiptare ne Maqedoni.
Relievi i copetuar dhe me format e tij shume te larmishme kushtezon dukuri te shumta te klimes, hidrografise, tokave dhe bimesise. Ai ofron kushte te pershtatshme per vendosjen e qendrave te banuara dhe per veprirntari ekonomike.

HIDROGRAFIA

Pasuri te medha ujore

Uji eshte nje pasuri natyrore me vlera te medha kombetare. Ai ka perdorim te madh ne bujqesi, ne industri dhe per furnizimin e qendrave te banuara.

Pozita gjeografike ne brigjet e detit Adriatik dhe te detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, perhapja e madhe e shkembinjve te pershkueshem nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtezuar pasurite e medha ujore dhe shumellojshmerine e tyre: dete, liqene, lumenj, perrenj dhe burime ujore.

Detet
Deti Adriatik dhe brigjet e tij shqiptare

Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin ne perendim dhe gadishullit te Ballkanit ne Iindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan ate me detin Jon. Deti Adriatik eshte i gjate 850 km (drejtimi verijug) dhe i gjere 203 km (lindje-perendim). Thellesia me e madhe e tij arrin 1590 m. Ne brigjet shqiptare ky det eshte i ceket.
Brigjet shqiptare te detit Adriatik kane gjatesi 380 km. Pjesa me e madhe e tyre jane brigje te uleta fushore me plazhe te medha (disa dhjetera kilornetra te gjata dhe deri ne disa qindra metra te gjera), me perberje rere shume te imet. Nder to dallohet plazhi i madh i Ulqinit, plazhi i Velipojes, Durresit, Divjakes, Vlores etj. Ne keto plazhe pushojne me - mijera turiste vendas dhe te huaj.
Ne kete bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durresit, i Vlores, shume te pershtatshem per porte detare. Ne to ndodhen edhe portet me te rendesishme te te gjitha trevave shqiptare (Durresi, Vlora, Tivari, Ulqini, Shengjini).

Deti Jon dhe brigjet e tij shqiptare

Ky det shtrihet midis pjeses jugore te gadishullit te Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai eshte deti me i thelle i Mesdheut (5121 m), eshte det i hapur dhe mjaft i ngrohte.
Brigjet shqiptare te ketij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit den ne gjirin e Artes. Ai eshte i gjate rreth 270 km dhe ka tipare to ndryshme. Pergjate tij ngrihen male, prandaj ky bregdet eshte kryesisht i Iarte e shkernbor. Ne kete bregdet plazhet jane te rralla dhe zallore. Ka edhe sektore te tjere te tij ne te cilet malet u lene vend fushave te vogla. Ne grykederdhjen e lumit te Kalamasit (Cameri) dhe te lumit te Pavles (Shqiperi) brigjet jane te uleta e fushore, me plazhe ranore dhe sektore te mocalizuar.
Pamja terheqese, burimet e pastra, shkelqimi i diellit, ujerat e kaltra dhe te tejdukshme to detit u japin ketyre plazheve vlera te medha turistike.

Liqenet

Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme. Formimi i tyre eshte bere nga fundosjet tektonike (liqeni i Shkodres, i Ohrit dhe i Prespes); nga tretja e ngadalshme ne uje e shkembinjve gelqerore dhe e gjipseve; nga veprimtaria e akujve, qe kane ekzistuar rreth 2 milione vjet me pare ne lartesite e maleve. Edhe njeriu ka krijuar liqene per perfitimin e energjise elektrike (mbi lumin Drin dhe Drinin e Zi, mbi Mat etj); per ujitje dhe per furnizimin e qendrave te banuara me uje.
Liqenet me te medha dhe me te rendesishme kane origjine tektonike:

Liqeni i Shkodres

Eshte liqeni me i madh i gadishullit te Ballkanit, me siperfaqe 368 km, nga te cilat 149 km perfshihen brenda kufijve te Republikes se Shqiperise. Ne kete liqen derdhet lumi i Moraces dhe prej tij del ai i Bunes. Eshte liqen i ceket (me thellesi mesatare 7 m dhe maksimale 44 m) i permendur per gjuetine e peshkut dhe per vlerat turistike.

Liqeni i Ohrit

Eshte liqeni me i thelle ne te gjithe gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai ze vendin e dyte ne kete gadishull per nga siperfaqja (363 km, nga te cilat 111 km perfshihen ne Republiken e Shqiperise). Ne kete liqen derdhen disa perrenj dhe ujerat e shume burimeve te medha, qe dalin prane brigjeve lindore dhe ne taban te tij. Prej liqenit del lumi i Drinit te Zi. Liqeni i Ohrit ka bote te pasur shtazore, sidomos peshq te cilesise se larte. Ai ka rendesi te madhe turistike.

Liqeni i Prespes

Perbehet nga Prespa e Madhe (285 km) dhe nga Prespa e Vogel (44 km2). Nga kjo siperfaqe liqenore ne Republiken e Shqiperise perfshihen 49 km. Liqeni i Prespes eshte me i ceket se liqeni i Ohrit.
Thellesia mesatare e tij arrin deri ne 35 m. dhe maksimalja 54 m. Ne kete liqen derdhen disa perrenj; prej tij uji del ne rruge nentokesore dhe perfundon ne liqenin Ohrit. Ky liqen ka vlera te vecanta per peshkim dhe turizem.

Deti Adriatik dhe deti Jon kane rendesi te madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojne ne zbutjen e klimes. Ne ujerat e tyre gjuhet nje sasi e madhe peshku, kurse ne lagunat ne lagunat nxirret kripa. Keto dete i lidhin trevat shqiptare me shtetet e tjera.
Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme (tektonike, karstike ose nga tretja e gelqeroreve dhe e gjipseve, akullnajore dhe artificiale). Ato kane rendesi te madhe gjeografike, ekonomike dhe sidomos turistike.



LUMENJTE

LUMENJTE KRYESORE

Trevat shqiptare pershkohen nga nje rrjet i dendur lumenjsh, te cilet ne rrjedhjet e siperme kane karakter malor me rrjedhje te shpejte dhe force te madhe erozive, kurse ne rrjedhjet e poshtme kane karakter fushor.
Lumenjte rrjedhin ne drejtime te ndryshme dhe perfundojne ne kater dete: ne Adriatik, ne Jon, ne Egje dhe ne Detin e Zi.

Lumenjte qe derdhen ne detin Adriatik

Keta jane me te shumte dhe me te medhenj. Nder ta dallohen:
Drini (285 km) eshte lumi me i madh shqiptar dhe ne gjithe pjesen perendimore te Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit te Zi me Drinin e Bardhe. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit ne qytetin e Struges dhe derdhet ne liqenin artificial te Fierzes. Ai merr disa dege si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Drini i Bardhe buron nga malet e Zhlebit (Kosove), pershkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet ne liqenin e Fierzes.
Lumi i Drinit, ne vazhdim, eshte kthyer ne nje zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzes, i Komanit dhe i Vaut te Dejes), qe furnizojne me uje tri hidrocentrale te medha. Ai derdhet ne lumin e Bunes. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m3/sek.
Buna (44 km) eshte i vetmi lume fushor. Buron nga liqeni i Shkodres. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh ne nje shtrat teper te ceket dhe me dredhime te shumta. Perfundon ne detin Adriatik me nje delte shume te madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunes arrin 670 m3/s, duke zene nje nga vendet e para ne Mesdheun Verior. Ky lume eshte pjeserisht i lundrueshem.
Mati (115 km) buron nga mali i Kaptines. Pershkon nje Iugine me zgjerime dhe gryka to ngushta, ku jane ndertuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzes dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s.
Shkumbini (181 km) buron nga mali i Valamares dhe rrjedh neper nje lugine te ngushte dhe reliev te thyer. Prurja mesatare vjetore arrin 61 m3/s.
Semani (281 km) formohet nga bashkimi i lumit Devoll me Osumin ne afersi te Beratit. Semani ne vazhdim eshte lume fushor. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 95 m3/sek.
Vjosa (272 km) buron nga malet e Pindit (Greqi). Pershkon nje lugine qe ngushtohet dhe zgjerohet disa here. Deget me te medha jane lumi i Drinos dhe i Shushices. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/s.

Lumenjte qe derdhen ne detin Jon

Ne detin Jon derdhen Iurnenjte: Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

Vlerat e ujerave, perdorimi, ndotja dhe mbrojtja e tyre

Ujerat kane viera te medha. Ato perdoren ne bujqesi dhe per ujitje. Rrjeti hidrografik ka rezerva te medha hidroenergjetike, te cilat jane shfrytezuar pjeserisht. Shpesh ujembajtesit e tyre perdoren edhe per furnizimin e qendrave te banuara, industrise, per ujitje. Vlera te medha kane objektet ujore per turizem.
Ne shume raste ne rrjetin hidrografik jane derdhur mbetje te objekteve industriale, te minierave, te bujqesise dhe te qendrave te banuara, qe i kane ndotur ujerat dhe kane demtuar boten e gjalle. Prej tyre eshte ndotur toka dhe uji i deteve ku ata derdhen. Prandaj duhet te kontrollohen me rreptesi ujerat dhe te gjitha mbetjet e tjera qe derdhen ne lumenj, liqene ose dete.


BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE

BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE

Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizoterojne llojet mesdhetare te bimesise (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe rriten vetem ne trevat shqiptare. Vetem ne Republiken e Shqiperise rriten rreth 30 te tilla.
Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza: brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.
Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. Lartesi) gjendet ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste, formojne pyje te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkurreve mesdhetare e zene shkurrct qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj.
Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj.
Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, duke kerkuar me shume lageshti, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyjet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.
Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesi barishtore dhe shume rralle shkurre te uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore.
Pyjet me bimesi dhe bote shtazore me interesante e me mire te ruajtura jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar me ligj dhe prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ka ne Shqiperi (Thethi, Lura, Liogaraja etj.), ne Kosove (Berzovica etj.), ne trevat shqiptare ne Maqedoni (Galicica, Pelisteni) etj.

Bota shtazore

Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumellojshmeria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copetuar dhe pasuria ujerave te brendshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zhvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, tokesore dhe ujore.
Bota shtazore tokesore perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi, qe gjendet ne zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i nates, qe jeton ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra; ujku, dhelpra, cakalli, shqarthi, ne brezin e dushkut dhe te ahut zardafi dhe kunadhja, ne zonat pyjore te larta; ariu i murme, ne pyjet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes; macja e eger, ne pyjet e larta etj. Mjaft te perhapur jane gjitaret barngrenes ,si derri i eger ne brezin e dushkut dhe te ahut; lepuri i eger, ne zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkurreve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.
Te shumellojshem jane shpendet shtegtare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlera te vecanta, si: pelikani kacurrel, ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja.
Ne ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse ne ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka ne (liqenin e Ohrit), qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si: delfini (ne ujerat detare) dhe vidra.

Ndikimi i njeriut ne bimesine dhe ne boten shtazore

Pyjet dhe ne pergjithesi mbulesa bimore permiresojne cilesine e ajrit dhe te ujit, rregullojne regjimin e rrjedhjeve ujore, mbrojne token nga erozioni dhe perbejne mjedise ku jetojne shume kafshe te egra. Ato kane rendesi te madhe ekonomike, sepse prej tyre merren prodhime te shumta, sidomos lende druri per perdorim industrial, ndertim etj. Ne to mund te zhvillohet turizmi. Megjithate mbulesa bimore jo rralle eshte demtuar nga veprimtaria njerezore. Format e demtimit te saj jane te shumta: shpyllezimi i siperfaqeve te tera, duke i kthyer ato ne toka te punueshme; zjarret e shpeshta, prerjet dhe kullotja ne to e bagetise me ritme me te medha se rritja natyrore, si dhe demtimi i bimesise nga ndotjet e ajrit me gaze helmuese etj. Te gjitha keto ne shume zona kane shkaterruar mbulesen bimore dhe kane zvogeluar vazhdimisht siperfaqet pyjore. Me e demtuar eshte bimesia e shkurreve mesdhetare dhe e dushqeve. Kjo ka sjelle keqesimin e cilesise se ajrit dhe te ujerave, e ne mjaft raste eshte shoqeruar me pakesimin madje edhe me zhdukjen e shume llojeve te kafsheve te erga.
Mbulesa bimore dhe bota shtazore e trevave shqiptare eshte shume e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkaterruar ato ne shume zona, duke rrezikuar shendetin e popullsise. Me cdo kusht duhet te mbrojme mbulesen bimore dhe boten shtazore.

VENDBANIMET

VENDBANIMET
Vendbanimet jane elemente mjaft te rendesishme te hapesires gjeografike. Ato perfaqesojne ate pjese te territorit te rregulluar per te jetuar nje numer i caktuar banoresh. Menyra se si organizohet nje vendbanim, pamja qe ai merr, funksionet qe kryen etj., jane tipare qe shprehin edhe shkallen e zhvillimit te nje vendi. Tipat e vendbanimeve percaktohen mbi baze te kritereve administrative dhe juridike. Sipas madhesise dhe rolit te tyre, ato ndahen ne fshatra dhe ne qytete.

Ne Republiken e Shqiperise gjithsej ka 2967 vendbanime, nga te cilat vetem 67 jane qytete, kurse te tjerat (2900) jane fshatra.

Ne perqindje, rreth 58% e popullsise banon ne fshat dhe 42% ne qytet.
Ne Kosove ka 1445 vendbanime gjithsej, nga te cilat 26 jane qendra urbane.
Mesatarisht ne nje qender banimi banojne 1000 - 1100 banore, por kjo ndyshon sipas vendbanimeve. Ne ato qytetare banojne mesatarisht 17 000 - 19 000 banore, kurse ne ato fshatare, 700 -750 banore.
Fshatrat jane vendbanimet kryesore ne hapesiren e trevave shqiptare. Ne pergjithesi ato jane me numer te vogel popullsie dhe shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore dhe malore. Ndertimi i tyre u eshte pershtatur kushteve te relievit dhe te klimes. Mbizoterojne shtepite njekateshe dhe muret prej guri. Fshatrat kryejne ne pergjithesi veprimtari te mirefillte bujqesore dhe blegtorale. Por ne nje pjese te mire te tyre jane ngritur edhe punishte dhe fabrika te vogla per perpunimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale.
Sipas shtrirjes gjeografike, dallojme: fshatra malore, fshatra kodrinore dhe fshatra fushore. Dy te parat jane kryesisht te shperndara, zene siperfaqe te medha, por me numer te vogel banesash dhe banoresh. Kurse fshatrat fushore jane ne pergjithesi fshatra te dendura, me numer me te madh te banesave dhe te banoreve.
Vendbanimet fshatare jane te shtrira kudo ne trevat shqiptare, megjithate dallohen per perqendrimin me te madh te tyre: Ultesira Perendimore dhe luginat lumore ne Shqiperi (sidomos ne sistemet kodrinore perreth tyre), Fushegropa e Korces dhe kodrat qe e rrethojne ate, Fushe-Kosova, Rrafshi i Dukagjinit, zona perrreth Liqenit te Shkodres, Ulqinit dhe Tivarit ne Mal te Zi, zona e Dibres, Struges dhe Tetoves ne Maqedoni.
Qytetet ne trevat shqiptare jane me te pakta ne numer se fshatrat, por jane te parat per nga rendesia. Ne qytete eshte perqendruar pjesa me e madhe e popullsise; ato jane qendrat kryesore te veprimtarise ekonomike, kulturore dhe shoqeror. Objektet me te rendesishme industriale, kulturore, arsimore, shendetesore etj. jane ndertuar pikerisht ne qytete. Me veprimtarine qe kryhet ne to, ndihmohet jo vetem popullsia e qyteteve, por edhe ajo fshatare.
Sipas kohes se ndertimit, ne trevat shqiptare dallojme:
- Qytete antike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Ulpiana ne Kosove).
-Qytete keshtjelle (Berati, Gjirokastra, Kruja, Prizreni etj.),
-Qytete te ndertuara si qendra tregtare (Korca, Elbasani, Tirana, Shkodra, Gjakova, Peja, Prishtina etj.)
- Qytete te reja, te krijuara kryesisht pas vitit 1960 si rezultat i ndonje veprimtarie te rendesishme industrial ose bujqesore (Ballshi, Patosi, Laci etj.).
Sipas shtrirjes gjeografike qytetet shqiptare jane:
-Qytete bregdetare (Durresi, Vora, Saranda, Shengjini),
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit e ne terren fushor (Tirana, Elbasani, Korca, Prishtina, Tetova etj.)
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit ne terren te pjerret (Kruja, Gjirokastra, Berati, Prizreni, Lezha etj.)
Sipas funksionit qytetet tane klasifikohen ne:
-Qytete me veprimtari te gjithanshme (administrative, industriale, bujqesore, kulturore, arsimore, shendetesore) si Tirana, Prishtina, Tetova, Durresi, Shkodra, Korca, Elbasani, Vlora etj., qytere me veprimtari kryesisht industriale, si Ballsi, Patosi, Laci etj., qytete me veprimtari kryesisth bujqesore, si: Miloti, Roskoveci, Mamurrasi etj., si dhe qytere me veprimtari kryesisth administrative, si: Erseka, Puka, Bajram Curri, Corovoda etj.
Arkitektura dhe stili i ndertesave ne qytetet tona pasqyron nderthurjen e kultures tradicionale me ate moderne. Ne qytetet e vjetra mbizoteron kryesisht e para, kurse ne ato te rejat e dyta.
Urbanistika e qyteteve tona le shume per te deshiruar. Rruget qe lidhin qytetet, dhe ato brenda tyre jane ne gjendje te veshtire. Po keshtu, demtimi i siperfaqeve te gjelbra dhe papasteria e qyteteve jane probleme qe duhet te na shqetesojne te gjitheve.
Ne trevat shqiptare mbizoterojne vendbanimet fshatare ne krahasim me ato qytetare. Fshatrat shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore e malore. Popullsia e tyre eshte e pakte ne numer dhe merret kryesisht me bujqesi e blegtori.
Qytetet jane te tipave te ndryshem: keshtjelle, tregtare, industriale.
Rolin kryesor e luajne qytete si: Tirana, Durresi, Prishtina, Vlora, Shkondra, Elbasani, Korca, Gjirokastra,Prizreni, Tetova etj.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

REPUBLIKA E SHQIPERISE

VECORI TE PERGJITHSHME GJEOGRAFIKE

Pozita gjeografike

Republika e Shqiperise shtrihet ne Evropen Juglindore, ne pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit dhe ka dalje te gjere ne detet Adriatik dhe Jon. Ajo ndodhet midis koorclinatave gjeografike: 93o 38’ – 42o 16’ gjeresi gjeograflke veriore dhe 19o 16’ – 21o 04’ gjatesi gjeografice lindore. Picat me te skajshme te shtrirjes gjeografike to Republikes se Shqiperise jane: Vermoshi ne veri, Konispoli ne jug, ishulli i Sazanit ne perendim dhe fshati Vernik i rrethit te Devollit ne lindje.
Brenda kesaj shtrirjeje gjeografike, territori i Shqiperise arrin ne vije ajrore gjatesine prej 355 km nga veriu ne jug dhe 150 km nga perendimi, ne lindje. Gjatesia e pergjithshme e kufijve te Shqiperise arrin ne 1094 km, nga te cilet 658 km jane kufij tokesore, 316 km jane kufij detare, 72 km kufij liqenore dhe 48 km kufij lumore. Brenda ketyre kufijve siperfaqja a Republikes se Shqiperise eshte 28 748 km 2, qe do te thote dicka e perafert me siperfaqen e Belgjikes.
Shtetet kufitare me te cilat kufizohet Republika e Shqiperise, jane: Mali i Zi dhe Kosova ne veri, Republika ish-Jugosllave e Maqedonise ne lindje, Greqia ne juglindje dhe jug. Ne pergjithesi kufiri tokesor eshte malor dhe i veshtire per t’u kaluar. Kalimi i tij realizohet vetem nepermjet disa qafave malore dhe luginave lumore si: Hani i Hotit ne kufi me Malin e Zi, lugina e Drinit te Bardhe (Qafe Morini) dhe Qafa e Prushit ne kufirin me Kosoven, Qafe Thana dhe Shen-Naumi ne kufirin me Maqedonine, Kapshtica dhe Kakavia ne kufirin me Greqine etj.
Kufiri detar i Shqiperise ndodhet nga 780m (Kanali i Korfuzit) deri 27 km larg nga bregu i detit dhe kalon mespermes Kanalit te Otrantos ne detin Adriatik. Ky kanal e ndan Shqiperine nga Italia vetem me 72 km vije ujore. Gjatesia e vijes bregdetare te Shqiperise arrin ne 470 km.
Kjo pozite gjeografike e Shqiperise eshte teper e pershtatsme per zhvillimin e gjithanshem te saj, prandaj me te drejte Shqiperia eshte cilesuar shpesh si “porte hyrese ne Ballkan”, ose si “ure lidhese ne Europen Juglindore”. Rruget me te rendesishme qe lidhin pjesen perendimore me ate lindore te Evropes Juglindore, kane kaluar dhe po kalojne aktualisht nepermjet Shqiperise (psh. Rruga Egnatia (Korridori 8), ose aksi rrugor Durres-Lezhe-Kukes-Prizren etj).

Natyra

Per nga natyra Shqiperia cilesohet si nje vend i privilegjuar. Brenda siperfaqes se saj shfaqen dhe nderthuren pasuri te shumta natyrore. Ne pamjen e natyres shqiptare mbizoterojne kryesisht malet e kodrat, te cilat ndahen midis tyre nga lugina te shumta lumore. Lartesia mesatare e relievit te Shqiperise eshte 708 m, qe do te thote gati dyfishi i mesatares se Evropes. Rreth 80% e siperfaqes se vendit ndodhet mbi 200 m nga niveli i detit. Kurse relievi fushor eshte mbizoterues kryesisht ne pjesen perendimore te vendit, nderkohe qe ka mjaft gropa e fushegropa, rrafshnalta dhe lugina lumore midis maleve.
Nentoka shqiptare ndertohet nga shkembinj te ndryshem ne perberje te te cileve enden minerale te shumta, si: krom, baker, hekurnikel, nafte, gaz natynon etj. Nga pikepamja natyrore ne Shqiperi dallohen kater njesi to medha fiziko-gjeografike, te cilat jane:
-Krahina Malore Veriore,
-Krahina Malore Qendrore,
-Krahina Malore Jugore
-Ultesira Perendimore e rajonet e saj kodrinore.

Nga Krahina Malore Veriore vlen te vecohen Alpet Shqiptare qe shquhen per kontrast te madh midis maleve te larta dhe Iiginave te thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Nder luginat dallohen sidomos lugina e Valbones dhe ajo e Thethit.
Krahina Malore Qendrore nuk eshte aq kompakte si Alpet Shqiptare, por e ndare ne disa masive malore, Si: Vargu i Korabit, Malet e Lures, Malet e Skenderbeut etj. Keto male nderpriten nga lugina te ndryshme.
Krahina Malore Jugore arrin deri ne detin Jon ne jug dhe eshte e copetuar ne disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend te vecante ne te ze Riviera Shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlores deri ne Butrint ne jug.
Pergjate bregdetit Adriatik, ne perendim te vendit shtrihet Ultesira Perendimore e Shqiperise me gjatesi nga veriu ne jug rreth 200 km dhe me gjeresi nga perendimi ne lindje, deri ne 50 km. Kjo ultesire perben ultesiren me te madhe ne pjesen perendimore te Ballkanit dhe eshte rajoni me i zhvilluar ekonomik i Shqiperise.
Shqiperia ka nje klime tipike mesdhetare dhe vetem ne pjesen veriore dhe lindore te saj ndeshet ndikimi i klimes kontinentale. Temperatura mesatare vjetore arrin nga 7-17°C dhe ndryshon nga -3 den 10°C ne dimer (janari) ne 17-26°C ne vere (korriku). Maksimumi i temperatures ka arritur deri 44°C, kurse minimumi deri ne -26,9°C. Sasia mesatare e reshjeve qe bien ne Shqiperi, eshte 1500 mm ne vit. Pjesa me e madhe e tyre bien ne gjysmen e ftohte te vitit, kurse vera ne pergjithesi eshte e thate.
Pasurite ujore t° Shqiperise, pervec dy deteve, perbehen edhe nga shume liqene, lumenj, perrenj e burime natyrore.
Edhe bota bimore dhe shtazore e Shqiperise eshte mjaft e pasur me Iloje te shumta bimesh dhe kafshesh.

Popullsia dhe ekonomia

Popullsia e Shqiperise arrin sot ne rreth 3.8 milione banore, duke pasur dendesine mesatare te popullimit rreth 110 banore per nje km2. Gjithashtu kje popullsi dallohet per shtim te larte natyror, ndonese vitet e fundit verehet ulje e tij. Vdekshmeria ka pesuar vazhdimisht ulje dhe ndodhet sot ne kufijte rreth 6 vdekje per 1000 banore mesatarisht ne vit.
Rreth 42% e popullsise banon ne qytete, pjesa tjeter, rreth 58%, banon ne fshatra. Verehet sidomos pas vitit 1990 rritje e popollsise qytetare, qe ka ardhur kryesisht si rezultat i levizjes se popullsise nga zonat fshatare drejt qyteteve.
Mbizoterojne moshat e reja dhe kjo popullsi ka rezerva te medha te forcave te punes. Gjithashtu popullsia eshte homogjene, ku 98% e saj eshte popullsi shqiptare dhe vetem 2% e perbejne pakicat kombetare.
Ne ekonomine e Shqiperise mbizoteron bujqesia, e cila mban peshen kryesore ne prodhimin e pergjithshem te vendit. Ne industri po mbisundon aktualisht ndertimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, kryesisht te industrise se lehte dhe ushqimore.
Megjithate, roli i saj eshte ende i vogel. Keto vitet e fundit kane marre rendesi te vecante dege te tilla te ekonomise si: tregtia, transporti, turizmi etj. Nga ana tjeter, Shqiperia dallohet per pasuri te shumta minerare.

Rajonet perberese

Nisur nga larmia e relievit te Shqiperise dhe dukuri te tjera natyrore, nga zhvillimet e ndryshme ekonomike, kulturore e shoqerore, eshte e veshtire qe te besh nje ndarje te qarte dhe te prere midis rajoneve te vendit.
Deri me sot mbizoteron ndarja e Shqiperise ne kater rajone te medha gjeografike:

Rajoni Perendimor,
Rajoni Verioro-verilindor,
Rajoni Juglindor
Rajoni Jugor.

Republika e Shqiperise ze pozite te rendesishme gjeografike ne Ballkan. dhe Europe. Ndonese nje vend i vogel (28748 km2), Shqiperia dallohet per pusurite e shumta natyrore, per popullsine e saj te re ne moshe dhe per mundesite e zhvillimit ekonomik ne te ardhmen.
Ne Shqiperi dallohen 4 rajone gjeograflke: Rajoni Perendimor, Rajoni verioro-verilindor, rajoni i juglindor dhe rajoni Jugor.

RAJONI PERENDIMOR I SHQIPERISE

RAJONI PERENDIMOR I SHQIPERISE
KUSHTET GJEOGRAFIKO-NATYRORE
Rajoni Perendimor ze pjesen pranadriatike te Republikes se Shqiperise nga Hani i Hotit ne veri e deri ne Vlore ne jug. Ne perendim rajoni laget nga deti Adriatik kurse ne lindje kufuri kalon nga rreza e Alpene ne veri drejt jugut, duke perfshire edhe sistemet kodrinore te Kerrabes, Dumrese, Mallakastres dhe kodrat e Vlores ne skajin e tij jugor. Brenda ketyre kufijve ky rajon ka shtrirje yeri-jug rreth 200 km dhe lindje-perendirn den ne 50 km. Ne drejtijm te lindjes, pegjate luginave te Shkumbinit e te Osumit, rajoni shtrihet deri ne Elbasan dhe Berat.
Ne Rajonin Perendimor mbizoteron relievi fushor i cili perbehet nga fusha te medha e mjaft pjellore, si per shembull: fusha e Myzeqese, fusha e Durresit dhe e Tiranes, fusha e Lezhes dhe e Shkodres etj. Kurse relievi kodrinor ze siperfaqe me te vogel dhe perbehet kryesisht nga grumbuj kodrinore mjaft te copetuar ne lindje (Kerraba, Dumreja, Mallakastra etj.) dhe nga disa vargie kondrinore ne brendesi (Rodon Vore-Kerrabe, Divjake-Ardenice etj.).
I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujgesore, por qe kane nevoje per ujitje ne stinen e thate te veres.
Pasuria ujore eshte e madhe. Pervec daljes se gjere to rajonit ne detin Adriatik, ne te kalojne dhe derdhen lumenjte me te rendesishem te gjithe trevave shqiptare, si: Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa etj. Duke rrjedhur ne fushat e ketij, rajoni shtrati i ketyre lumenjve eshte i ceket dhe me mjaft dredhime. Per keto arsye jane te shpeshta vershimet dhe perrmbytjet. Gjithashtu, ne pasurine ujore te ketij rajoni perfshihet edhe liqeni i Shkodres dhe disa liqene te tjera te vogla natyrore e artificiale.
Bimesia natyrore e rajonit eshte pothuajse e zevendesuar teresisht nga ajo e kultivuar, duke e kthyer keshtu ne rajonin me te rendesishem bujqesor te Shqiperise.
Tokat fushore jane teper pjellore. Ato perbejne bazen per zhvillimin bujqesor, prandaj sistemimi dhe mirembajtja e tyre paraqet rendesi te vecante.
Nga bota shtazore mund te permendim zogite, shpendet dhe kafshet e ndryshme (fazanin, pelikanin, rosat e egra, lepurin etj.), qe rriten prane bregdetit, si ne zonen e Lezhes, Divjakes, Nartes etj. Po keshtu ne pjeset kodrinore te rajonit hasen lloje te ndryshme shpendesh dhe kafshesh te egra. Rajoni, duke pasur siperfaqe te lumenjte, ben te mundur qe ne to te rriten edhe Iloje te ndryshme peshqish.
Kushtet gjeografiko-natyrore te para se bashku perbejne pasuri te medha natyrore per zhvillimin ekonomik te ketij rajoni. Kane qene pikorisht keto pasuri te shumta natyrore nje nga faktoret kryesore qe ka bere qe ky rajon te jete sot nder me te zhvilluarit ne te gjitha pikepamjet, ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare.
Teper e rendesishme eshte ruajtja dhe venia sa me mire ne shfrytezim e ketyre pasurive nga ana e njeriut. Kjo eshte detyre e te gjithe brezave.
Rajoni Perendimor i Shqiperise ze nje pozite gjeografike te favorshme duke u shtrire pergjate gjithe brigieve detare adriatike te Republikes se Shqiperise. Eshte nje rajon ku mbizoterojne fushat, klima e ngrohte, ujerat e shumta dhe tokat pjellore. Keto kane bere qe ky te jete sot rajoni me I zhvilluar i Shqiperise ne te gjitha drejfimet.
POPULLSIA
Popullim i dendur
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte me i populluari ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Kjo dukuri eshte rezultat i kushteve me te mira natyrore te ketij rajoni, ku mbizoteron relievi fushor dhe toka e mire, por edhe i zhvillimit me te mire ekonomik te tij ne krahasim me rajonet e tjera.
Vecorite e popullimit duken si ne numrin e pergjithshem te ti popullsise, qe arrin deri ne gati 2 milione banore, pra me shume se gjysma e gjithe popullsise se Shqiperise, por edhe ne dendesine e popullimit, qe ne kete rajon eshte 300 - 400 banore/km2.
Popullim te shpejte ka pasur rajoni sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitet 70, si rezultat i tharjes se kenetave dhe i zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise, si dhe pas vitit 1990, me lejimin e levizjes se lire te njerezve, te cilet me se shumti kane ardhur ne kete rajon.
Ardhje te shumta te popullsise
Qe nga viti 1990 e ne vazhdim, ne Rajonin Perendimor te Shqiperise po perqendrohet nje numer gjithnje e me i madh i popullsise, qe vjen nga zonat e tjera te vendit, sidomos nga ato veriore dhe verilindore. Ky proces qe po ndodh, lidhet me kushtet e veshtira te jeteses ne zonat e larta e ne male, keshtu qe njerezit e ketyre zonave jane ne kerkim te kushteve me te mira te banimit dhe te punes. Rajoni Perendimor i ploteson me mire keto kushte.
Qytete te medha
Pervec numrit te madh dhe vazhdimit te ardhjeve, popullsia e ketij rajoni dallohet edhe per perqindjen e madhe te popullsise ne qytete. Keshtu gati ½ popullsise se rajonit banon ne qendrat e tij qytetare. Ne kete rajon ndodhen qytetet me te rendesishme te te gjithe Shqiperise, si: kryeqyteti i vendit Tirana me mbi 500000 banore, Durresi, Elbasani, Shkoda, Vlora me mbi 100000 banore Fieri, Berati, Lushnja me mbi 50000 banore etj.
Por historiku i popullimit ne qytetet e ketij rajoni eshte shume i hershem. Duke qene nje rajon me kushte te pershtatshme natyrore dhe me dalje te gjere ne det, ne te lulezuan qytetet me te medha te antikitetit te ne, si: Apolonia, Dyrrahu (Durresi), Lisi (Lezha), Aulona (Vlora), Antipatrea (Berati), Skampa (Elbasani) etj.
Edhe qendrat e banuara fshatare jane te shumta ne kete rajon. Ato jane te vendosura jo vetem ne zonat kodrinore te rajonit, por edhe ne fushe. Fshatrat ne kete rajon kane kushte te mira natyrore per zhvillim bujqesor e blegtoral, prandaj keto vitet e fundit, me privatizimin e tokes, fermeret kane pasur shtim te ndjeshem te te ardhurave te tyre.
Shperndarje e gjithanshme e popullsise
Krahas zonave qytetare si me te populluarat e rajonit, te gjitha zonat e tjera jane gjithashtu te populluara. Pjesa me e madhe e popullsise eshte e perqendruar ne qytetet dhe qendrat e tjera te banuara qe shtrihen ne fushe. Kurse ne zonat kondrinore te rajonit, si p.sh. ne kodrat e Kerrabes, Dumrese, Mallakastres etj., popullimi eshte me i pakte.
Rajoni Perendimor i Shqiperise do te jete edhe ne te ardhmen rajoni me i rendesishem ne te gjitha drejtimet e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror. Kjo do te coje ne nje popullim te tij edhe me te dednur.
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i populluar ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Rreth 2 milione banore me nje dendesi mesatare popullimi 300-400 banore/km2 banojne sot ne rajonin Perendimor te Shqiperise. Ky popullim i madh i rajonit eshte rezultat si i ardhjeve te shumta te popullsise ne kete rajon, ashtu edhe i ekzisgtences se qyteteve me te medha dhe numrit me te madh te popullsise qytetare ne te.
EKONOMIA
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i zhvilluar ekonomikisht ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Per shkak te pozites se favorshme gjeografike, te relievit fushor, klimes se bute dhe perqendrimit te madh te popullsise, ne kete rajon jane zhvilluar te gjitha deget e ekonomise, si: ekonomia bujqesore, industria, transporti, tregtia, turizmi etj.
EKONOMIA BUJQESORE
Kushtet mjaft te pershtatshme per zhvillimin e ekonomise bujqesore bejne te mundur kultivimin pothuaj te te gjitha kulturave bujqesore.
Por, ne periudhen para Luftes se Dyte Boterore rajoni, megjithese kishte kushte natyrore te pershtatshme, nuk ishte i zhvilluar ekonomikisht. Zhvillimin e bujqesise e pengonin sidomos kenetat e mocalet, pembytjet e lumenjve dhe mungesa e traktoreve, plehrave, ujit per ujitje etj. Prandaj pjeset disi me te zhvilluara te rajonit ne ate kohe ishin zonat kodrinore, ku popullsia merrej me teper me blegtori.
Pas clirimit te Shqiperise u bene shnderrime te rendesishme ne fushene bujqesise, sidomos ne Rajonin Perendimor. U thane shume keneta e mocale qe zinin siperfaqe te tera te ketij rajoni, duke u perfituar keshtu mjaft toke bujqesore. U ngrit rrjeti i ujitjes dhe i kullimit te tokave ne te gjitha pjeset e rajonit. U vu ne perdorim mekanika e re bujqesore, sitemi i ri i pleherimit te tokes etj. Te gjitha keto shtuan llojin e prodhimeve bujqesore e blegtorale dhe e kthyen ate ne rajonin ne me rendesishmin bujqesor te te gjithe vendit.
Ndryshimet qe ndodhen ne Shqiperi pas vitit 1990, paten ndikimin e tyre edhe ne zhvillimin bujqesor te Rajonit Perendimor. U prish struktura e meparshme e organizimit shteteror dhe toka iu nda fshatareve. Kjo beri qe te ndryshoje struktura e prodhimeve bujqesore e blegtorale ne varesi te kerkesave te sotme qe ka tregu, te rriten te ardhurat e popullsise fshatare, por edhe qe te kete probleme me ujitjen, kullimin, pleherimin dhe punimin e tokave.
Struktura e prodhimeve
Ne kete rajon mund te zhvillohen pothuaj te gjitha llojet e kulturave bujqesore, si: dritherat e bukes, bimet industriale, kulturat e drunjta, perimet etj. Blegtoret merren me se shumti me rritjen e gjedheve, te bagetive te imeta, derrave dhe shpendeve.
Rajoni Peredimor i Shqiperise eshte para se gjithash rajoni i dritherave te bukes (grunt, misrit dhe orizit). Pjese te vecanta te ketij rajoni, si p.sh. fusha e Myzeqese, jane cilesuar me te drejte si hambari i Shqiperise. Rendimentet e dritherave ne kete rajonjane nga me te lartat ne Shqiperi (gruri 60-100 kv/ha, kurse misri 100-150 kv/ha).
Rajoni ka kushte mjaft te mira edhe per zhvillimin e bimeve industriale, si: pambuku, duhani, lulja e diellit etj. Keto kultura kane pasur sidomos rendesi ne vitet 70 dhe 80. Sot kultura industriale me e rendesishme ka mbetur duhani.
Kulturat e drunjta ne kete rajon perfaqesohen kryesisht nga pemet frutore (fiku, pjeshka, kumbulla, qershia etj.), nga ulliri dhe vreshtat.
Duke pasur kushte te mira te tokes e te klimes dhe numer te madh popullsie, ne kete rajon rendesi te madhe ka edhe prodhimi i perimeve dhe i patates.
Ne blegtorine e rajonit vendin kryesor e zene gjedhet (kryesisht Iopet). Kjo sepse rajoni mund te plotesoje kerkesat e tyre te medha per ushqim me bime te ndryshme foragjere. Ne vite te vecanta rendesi ka pasur edhe rritja e derrit ne komplekse te medha. Kurse bagetite e imeta (dhente dhe dhite) rriten me so shumti ne zonat kodrinore te ketij rajoni.
Shperndarja gjeografike
Ekonomia bujqesore me te gjitha deget e saj eshte e shperndare kudo ne Rajonin Perendimor te Shqiperise. Megjithate verehen zona te vecanta brenda rajonit, te cilat kane specifiken e tyre ne prodhimet bujqesore dhe blegtorale. Keshtu, fusha e Myzeqese, dallohet jo vetem si zona me prodhimet me te shumta, por edhe si zone e specializuar kryesisht ne prodhimin e dritherave te bukes, bimeve industriale dhe ne rritjen e gjedheve. Zona e Mbishkodres dallohet jo vetem per dnitherat e bukes, por edhe per prodhimin e duhanit. Ne zonat kodrinore te Krujes, Vores, Kerrabes, Mallakastres, Vlores etj., jane te perhapura pemet frutore, ullinjte dhe vreshtat.
Ne te ardhmen, ky rajon do te jete edhe nga pikepamja bujqesore rajoni me i rendesishem i Shqiperise.
Ekonomia bujqesore luan rol mjaftt rendesishem ne rajonin Perendimor te Shqiperise. Fale klimes se ngrohte dhe tokave pjellore, ne kete rajon kultivohen kulturat kryesore bujqesore dhe rriten pothuaj te gjitha llojet e bagetive. Rajoni ka pesuar shnderrimet me te rendesishme bujqesore ne Shqiperi ne drejtim te tharjes se kenetave, pleherimit, ujitjes, mekanikes bujqesore etj. Ne kete rajon merren rendimentet me te larta ne Shqiperi.
INDUSTRIA
Rajoni Perendimor eshte edhe rajoni industrial me i zhvilluar ne Shqiperi. Ketu gjenden pothuaj te gjitha deget e industrise se rende, te lehte dhe ushqimore.
Ne te vertete rajoni nuk ka shume pasuri nentokesore, si disa rajone te tjera te trevave shqiptare. Ky rajon dallohet kryesisht per rezervat e naftes, gazit natyror dhe qymyrgurit, keshtu qe ne zhvillimin e tij industrial kane ndikuar me shume disa faktore te tjere, si: fuqia e madhe punetore, afersia portet detare, transporti me i zhvilluar etj.
Po cilat Jane deget kryesore te industrise ne kete rajon?
Nder deget me te rendesishme te industrise ne kete rajon permendim:
1. Energjetika, e cila perfshin: industrine e naftes dhe te gazit natyror, industrine e qymyrgurit dhe industrine e prodhimit te energjise elektrike.
2. Industria e rende, e cila perfishin: metalurgjine, industrine mekanike dhe ate kimike.
3. Industria e drurit e letres dhe e materialeve te ndertimit (cimento, tulla, tjegulla etj.).
4. Industria e lehte (tekstile dhe lekure-kepuceve) dhe ushqimore (e miellit, vajit, pijeve etj.).
Keto dege u zhvilluan sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitin 1990, kur industria cilesohej si dega me e rendesisme e economise te ne. Ne keto vite, ky ishte i vetmi rajon ne Shqiperi qe cilesohej si rajon industrial. Kjo do te thoshte, qe ne zhvillimin ekonomik te rajonit peshen kryesore te prodhimit e jepte industria. Por nje zhvillim i tille nuk mund te vazhdonte pas vitit 1990, kur economia ne Shqiperi filloi te pribatizohej. Industria, e sidomos ajo e rende, nuk mundi te privatizohej, sepse teknologjia e saj ishte e prapambetur. Prandaj shumica e objekteve te saj gjenden sot te mbyllura dhe te shkaterruara. Nderkohe jane ngritur objekte te reja, sidomos te industrise se Iehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave ka nevoje tregu.
Si eshte e shperndare kjo industri ne kete rajon?
Industria eshte shperndare pothuaj ne te gjithe rajonin, por nderkohe dallojme edhe qendra ose zona te vecanta industriale brenda tij. Keshtu zona Tirane - Durres - Elbasan cilesohet si zona me e rendesishme industriale ne kete rajon dhe neC gjithe Shqiperine. Ne kete zone ndodhen edhe objektet me te medha te degeve me te rendesishme te industrise, si: industria e ndertimit ose e riparimit te makinerive (Tirane, Durres, Elbasan, Kavaje); metalurgjia e zeze dhe e ferrokromit (Elbasan); induastria e drurit (Tirane dhe Elbasan); induastria e materialeve te ndertimit Tirane,Durres, Elbasan), ku dallohet ajo e cimentos ne Elbasan; indnusria e Iehte dhe ushqimore, e cila eshte kudo ne kete zone etj.
Nje zone tjeter industriale ne kete rajon gjendet ne pjesen jugore te rajonit, ku eshte zhvilluar industria e naftes dhe e gazit natyror, si ajo kimike. Qendrat me te medha te industrise se naftes dhe te gazit jane: Kucova, Patosi, Balishi, Visoka, Gorishti etj. Kurse per industrine kimike dallohet midis te tjerave Fieri, me prodhimin e plehrave kimike dhe te acideve.
Ne gipjesen veriore te rajonit dallohen si qendra industriale: Shkodra, per prodhimin e telave, makinerive, kepuceve, cigareve etj.; Laci, me Kombinatin Kimiko-metalurgjik dhe Fushe-Kruja per prodhimin e cimentos.
Si parashikohet e ardhmja?
Industria eshte aktuahsht ne pjesen me te madhe te saj e bllokuar, por ardhmja e saj duket e mire. Tradita e meparshme e rajonit ne kete fushe, numri i madh i popullsise qe kerkon pune, nevojat per prodhime te ndryshme industriale etj. Jane factore qe do ta nxitin zhvillimin e industrise ne kete rajon. Ne ndryshim nga e kaluara, ajo nuk do te jete me industri e rende, por do te zhvillohet me teper industria e lehte dhe ushqimore, per te cilen ka me teper nevoje popullsia.
Vitet e fundit po tregojne se rendesi te vecante per Rajonin Perendimor te Shqiperise do te kene dege te tilla te ekonomise, si: tregtia, transporti, turizmi etj. Kjo lidhet me nevogat qe ka popullsia e shumte ne kete rajon per t’u ushqyer, per te levizur dhe per te kaluar kohen e lire. Duke pasur nje vije bregdetare me gjatesi mbi 200 km e me plazhe te shumta e te njohura, si Durresi, Vlora, Shengjini, Divjaka, Velipoja etj., rajoni ka perspektive mjaft te mire per zhvillimin e turizmit.
Rajoni Perendimor i Shqiperise cilesohet edhe si rajoni me industrine me te zhvilluar ne trevat shqiptare. Ne te jane ngritur objektet me te rendesishme te industrise se rende, te industrise se materialeve te ndertimit dhe te industrise se lehte e ushqimore.
Keto vitet e fundit vendim e industrise se rende po e ze industria e lehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave tregu ka me teper nevoje.
Rajoni ka perspektive mjaft te mire per zhvillimin e tij industrial ne te ardhmen.

Rajoni Verior dhe Verilindor

Rajoni Verior dhe Verilindor
Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet ne veri te lugines se lumit te Shkumbinit te Mesem dhe, duke perfshire relievin malor, vazhdon deri ne kufirin shtetCror verior dhe verilindor te Shqiperise me Maim e Zi, Kosoven dhe Maqedonine. Sic shihet, ky rajon, me i madhi (rreth 10000 km2), ka natyre shume te larmishme dhe shume te pasur (pasuri te shumta minerare, klimatike, ujore, pyjore etj.), me te cilat lidhen mundesite e medha te zhvillimit.
Natyra shume e larmishme, popullimi jo i njejte dhe shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik bejne te mundur qe ne kete rajon te dallohen dy nenrajone: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni verilindor.

ALPET SHQIPTARE


Kushtet natyrore

Alpet Shqiptare shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rrjedhjes se poshtme te lumit Valbona (dege e Drinit). Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar, sepse rruget qe i lidhin ato me rajonet e tjera te vendit dhe trevat shqiptare jashte kufirit, jane te pakta dhe ne gjendje te keqe.
Alpet perbehen kryesisht nga gelqeroret, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet.
Alpet perbejne grumbullin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lartesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500 m. Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me Iartesi mbi 2000 m.
Ne veshtrim te pare Alpet duken nje zone malore teper e ngaterruar, por nje udhetim ne brendesi te tyre te bind per te kunderten: kurrizet malore dhe shumica e luginave zene fill ne pjesen qendrore me te larte te Alpeve dhe shperndahen, duke u ulur, ne drejtim te rrethinave ne formen e rrezeve te nje rrethi te madh. Gjithandej te sheh syri kreshta e maja te mprehta dhe te dhembezuara, qe ngri hen menjehere rreth 2000 m mbi luginat e ngushta dhe te thella, plot me pragje dhe ujevara, kanione dhe gryka. Ky reliev kaq i ashper eshte resultat i ndertimit kryesisht prej shkembininjsh te forte, sidomos gelqeroresh, mbi te cilet kane vepruar akujt e dikurshem, ngricate e debora, ujerat rrjedhese etj.
Hyrja ne brendesi te Aspeve dhe lighja ndermjet pjeseve te tyre me krahinat fqinje behet nepermjet luginave e qafave, neper te cilat kalojne rruge kembesore dhe automobilistike
Tek Alpet dallohen blloqet, malesite, kurrizet malore dhe luginat:
Blloku i Jezerces shrihet ne qender te Alpeve dhe ka reliev me te larte, me te ashper dhe me te thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces 2694 m, me e larta ne Alpet dhe e dyta ne Shqiperi, pas majes se Korabit.
Malesia e Madhe shtrihet ne veriperendim te Alpeve. Ne perberje te saj ka kurrize malore, blloqe e male te larta (Bjeshket e Namuna me Iartesi 2400 - 2500 m) si dhe disa pllaja te larta (Velecik - Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Perroit te Thate etj.).
Lugina e Shales eshte nder me te medhate ne Alpet Shqiptare. Pergjate saj nderthuren zgjerimet, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, qe ne disa raste marrin formen e kanioneve.
Kurrizet malore midis lugines se Shales e Valbones, qe ndahen nga lugina e Currajt, kane reliev te asper me plot maja te ashpra dhe te thepisura dhe bimesi te dendur pyjore.
Lugina e Valbones, nje Iugine tjeter e madhe e Alpeve, ka formen e nje harku te madh. Pergjate saj nderthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh ne formen e kanioneve. Ne zgjerimet jane vendosur qendrat e banuara si: Ragami, Valbona, Dragobia etj.
Malesia e Gashit permendet per relievin e ashper me forma te shumta akullnajore, ne te cilat ka liqene te vogla, per me bukuri te rralIe, pyje dhe kullota te pasura.
Klima eshte malore (alpine), me vere te fresket, dimer te ftohte dhe ngrica te shumta. Per shkak te relievit malor aty bien me shume reshje se kudo ne Shqiperi, sidomos ne forme n e debores.
Hidrografia eshte shume e pasur dhe alpine. Lumenjte e shumte kane rrjedhje te shpejte, uje te bollshem sidomos ne stinen e pranveres, kur shkrin debora. Uji i tyre eshte i paster dhe i ftohte. Lumenjte kryesore jane: Shala, Valbona, Cemi dhe Kiri. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore, te cilat kane bukuri te rralle dhe viera te medha turistike.
Tokat jane te pakta dhe pjellore ne lugina dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia dhe bota shtazore eshte shume e pasur ne lloje. Perhapje me te madhe kane haloret, abet dhe kullotat alpine.
Popullmi
Alpet kane mjedis shume te ashper, por megjithate, duke ofruar mundesi zhvillimi, ato kane qene banuar qysh heret. Alpet, ne pergjithesi, jane dalluar per shtim te madh te popullsise. Ne dhjetevjeteshin e fundit ritmet e shtimit te popullsise jane ulur si pasoje e largimeve te shumta te popullsise drejt rajoneve fushore dhe qyteteve te medha te vendit. Sot ne Alpet jetojne rreth 82000 banore, kurse dendesia mesatare e kesaj popullsie eshte 37 banore per km2. Banoret dallohen per shtatin e larte. Duke qene mjaft te izoluar, ata ruajne shume zakone dhe tradita nga e kaluara.
Ne Alpe numerohen rreth 110 vendbanime fshatare, te vogla dhe te shperndara. Ato jane te vendosura kryesisht ne luginat dhe shpatete e tyre, ku ka pasur me teper mundesi per toka te punueshme. Banesat e tyre jane te ndertuara prej gun, ne trajten e kullave dhe me cati shume te pjerreta per te mos mbajtur deboren e shumte te dimrit.
Veprimtana ekonomike
Veprimtaria ekonomike e popullsise eshte perqendruar ne bujqesi, vecanerisht ne prodhimin e misrit, dhe sidomos ne blegtori. Fermeret punojne token e pakte kryesisht per konsum vetjak, kurse prodhimet blegtorale te te imetave jane me te shumta. Frutikultura e kufizuar perfaqesohet nga geshtenjat, kumbullat dhe mollet.
Pasurite pyjore ofrojne mundesi te mira zhvillimi. Natyra me bukuri te rralle, klima e shendetshme, ajri shume I paster, trashesia e madhe e debores dhe traditat e pasura te popullsise ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit te gjelber dhe malor. Ky zhvillim do te behet realitet kur te ndertohen rruget dhe objektet e tjera turistike.
Rajoni Verior dhe Verilindor eshte me I madhi,me natyre me te larmishme dhe me te pasur. Ne perberje te tij hyjne: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni verilindor. Alpet Shqiptare kane natyre te ashper, por me bukuri te rralle, klime dhe hidrografi alpine, bimesi dhe bote shtazore te larmishme. Ato kane popullim te pakte, te perqendruar te lugina. Alpet kane mundesi te medha per zhvillimin e blegtorise, pylltarise dhe te turizmit te gjelber e te bardhe.