Παρασκευή 20 Μαρτίου 2009

FORMIMI I TRUALLIT

Territori i trevave shqiptare eshte formuar gjate nje periudhe shume te gjate kohe (qindra miliona vjet). Gjate kesaj periudhe ky territor disa here ka qene i mbuluar nga dete, ne te cilet dalengadale lumenjte, pas gerryerjeve te vazhdueshme te kontinenteve, kane grumbulluar depozitime. Nga keto grumbullime u formuan lloje te vecanta shkembinjsh. Shkembinj te tjere u formuan nga shperthimet e vullkaneve ose nga depertimi i magmes ne koren tokesore. Ne zonat lindore te dyja keto lloje shkembinjsh, nen veprimin e temperaturave dhe te trysnive te larta, u shnderruan ne lloje te tjera shkembinjsh.

Nga fundi i kesaj periudhe jane formuar malet, gropat dhe fushegropat, luginat dhe fushat, detet rrethuese nga perendimi dhe jugperendimi, liqenet dhe lumenjte e shumte. Mbulesa bimore dhe bota shtazore, e gjithe natyra e ketyre trevave, mori pamjen e sotme.
Larmi dhe rezerva shume te medha te pasurive nentokesore
Shkemhinjte e shumellojshem qe ndertojne truallin e trevave shqiptare, permbajne pasuri te shumta dhe te larmishme nentokesore. Keto pasuri mund te grupohen ne lende te djegshme, minerale metalore dhe jometalore.
Ne lendet e djegshme bejne pjese: nafta, gazi natyror dhe qymyrguri.
Nafta gjendet dhe ne zonen kodrinore te Republikes se Shqiperise dhe ne cektinen e saj detare te Adriatikut. Ajo ka kohe qe shfrytezohet.
Gazi natyror eshte i lidhur me vendburimet e naftes.
Qymyrguri eshte shume i perhapur dhe me rezerva te medha. Ai gjendet gati ne te gjitha gropat dhe fushat e perbera nga argjilat dhe ranoret. Ky qymyr eshte zbuluar dhe nxirret si ne trevat perendimore (ne Republiken e Shqiperise), ashtu edhe ne trevat lindore (ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Maqedoni).
Mineralet metalore jane te shumellojshme dhe me rezerva te medha.
Nder me kryesoret permendim: mineralet e kromit, hekur-nikelit, bakrit, plumbit, zinhut, manganit, boksitit etj. qe shfrytezohen prej shume kohesh.
Minerali i kromit gjendet ne perqendrime te medha ne shkembinjte magmatike te disa zonave qendrore dhe verilindore te Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne disa treva shqiptare ne Maqedoni. Ky mineral ka kohe qe shfrytezohet ne sasi te medha.
Mineralet e hekur-nikelit dhe te nikelit jane krijuar nga tjetersimi i disa llojeve shkembinjsh magmatike. Gjenden me shumice ne zonat juglindore te Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Republiken e Maqedonise. Per rezerva te medha te nikelit permendet sidomos rajoni qendror dhe verior i Kosoves. Edhe ky mineral ka kohe qe shfrytezohet ne sasi te medha.
Minerali i bakrit shfaqet ne disa Iloje dhe eshte shume i perhapur ne zonat veriore dhe juglindore te Republikes se Shqiperise. Edhe ky mineral shfrytezohet prej shume kohesh.
Minerali i plumbit dhe i zinkut gjenden me rezerva te medha dhe te cilesise shume te mire ne veri te Kosoves, ku shfrytezohen prej shume kohesh.
Minerali i boksitit ndodhet ne shkembinjte gelqerore. Ai gjendet ne disa rajone te Republikes se Shqiperise, ne Kosove, ne Plave etj.
Mineralet jometalore jane te shumellojshme dhe ne rezerva te medha. Nder to permendim: bitumin, squfurin, kuarcitet, magnezitet, ashestin.
Bitumi eshte i cilesise se mire dhe gjendet ne depozitimet argjilore dhe ranore te zonave perendimore te Republikes se Shqiperise.
Magneziti dhe asbesti gjenden ne Republiken e Shqiperise dhe ne Kosove.
Kuarcitet gjenden ne sasi te medha ne Kosove, ne Pollog, ne veri te Republikes se Shqiperise.
Te shumta jane rezervat e materialeve te ndertimit, si: mermeret, gjipsi, argjilat, rerat, guret gelqerore, etj., te cilat gjenden ne te gjitha trevat shqiptare.
Mermeret jane te cilesise shume te mire dhe gjenden ne trevat perendimore shqiptare te Maqedonise dhe ne Shqiperi.
Gjipsi gjendet ne Dumre, nga Korabi e deri ne trevat shqiptare ne Maqedoni.
Trevat shqiptare kane pasuri te shumta nentokesore, te cilat perbejne nje baze shume te mire per zhvillimin e shpejte ekonomik te tyre.



Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου